A t’ia them shoqes sime që i dashuri e ka tradhtuar? Kjo mund të jetë një nga pyetjet më të sikletshme që dikush i ka bërë ndonjëherë vetes. Dhe për fat të keq, nuk ka një përgjigje që i kënaq të gjitha palët.
Megjithatë disa gjëra duhen menduar mirë…
Sigurohu që ke prova të qarta. Mblidh fakte të tjera nëse mundesh dhe vlerëso me kujdes faktet e mbledhura. A mund ta vërtetosh atë që ke parë me foto ose video? Në rastin më të mirë, shoqja mund të të besojë pa asnjë provë, por në rastin më të keq, provat mund të jenë e vetmja mënyrë për ta bindur.
Vendose veten në vendin e saj. Empatia është një faktor ndihmues: mendo si do doje të sillej ajo me ty, në të njëjtën situatë.
Merr në konsideratë natyrën e marrëdhënies mes shoqes dhe partnerit të saj. A është marrëdhënia mes tyre e hapur apo e mbyllur? Ka marrëdhënie ku partnerët janë të hapur për të dalë edhe me njerëz të tjerë. Disa njerëz në marrëdhënie të hapura janë dakord me njëri-tjetrin për ato që bëjnë, por zgjedhin të mos diskutojnë me të tjerët për këto gjëra.
Merr kohë për të peshuar aspektet pozitive dhe negative të rrëfimit të të vërtetës. Një anë pozitive do të ishte p.sh. “Shoqja do të kuptojë se ai nuk është besnik”, por një anë negative do të ishte “Ajo do të zemërohet me mua, pasi është shumë e ndjeshme këtë periudhë”.
Ndërkohë që po mendohesh për këto, bëj kujdes që mos ta ndash sekretin me njerëz të tjerë, aq më pak me ata që e njohin shoqen. Kjo do ti bënte gjërat më të ndërlikuara. Nëse të duhet ndihmë, fol me persona që nuk e njohin atë ose me këshillues profesionistë.
Ndoshta, para se t’ia thuash asaj, provo të bisedosh njëherë me të dashurin e saj, nëse e ke të mundur. Fol hapur me të, tregoji se je e shqetësuar për shoqen tënde dhe se nuk mund të heshtësh përballë asaj që ke parë. Bëje të kuptojë se duhet t’ia tregojë vetë ai i pari, në të kundërt, do të jesh ti e detyruar t’ia thuash. Mënyra sesi do të veprosh më pas do të varet nga përgjigja e tij. Para se të vendosësh çfarë duhet të bësh më tej, duhet të marrësh parasysh disa faktorë.
e.t./dita

Po nqs shoqja e ngushte e do per vete tr dashurin e shoqes. Shpesh ndodh
Shoqja mund tja fuse edhe kot nga qe eshte xheloze per marredhenien e mire qe mund te kete krahasuar me jeten e saj
nuk mundet ta mohoshe asnjiher ,
feniómenet te tilla nuk jane te rralla ne shqiperi .
nuk ka gje me te Ulet e te ndyre se Tradhetia !
Ne ato shoqeri ku mungon ndjenja e sinqeritetit ,
nuk exziston asnji lloj shoqerie ,por turma maskarenjesh .
Nuk arrij te imagjinoj dot nji Bote te tille .
Raste te tilla ka e do ket ..por shoqeria duhet ti denoj ne cdo rast duke mos njohur asnji Pardon .
edhe pse aty ne ate vend i ka humb Filli gjithckaje ,mjerishte
e them me keqardhje te madhe ,jo per te ulur ate shoqeri