AI: Rusia po kryen krime lufte në Siri

Saimir Lleshi

Viktimat më të shumta nga luftimet në Siri, janë civile.

Të paktën 250 mijë persona kanë gjetur vdekjen që prej fillimit të luftës në vitin 2011, ndërsa numrit i shtohen edhe 200 civilë të tjerë të vrarë nga sulmet ajrore ruse.

Në një raport të sajin, Amnesty International, akuzon Rusinë për përdorimin e bombave kasetore në zonat civile dhe thekson se sulmet e tilla përbëjnë krime lufte.

Rusia pretendon se në shënjestër të sulmeve të veta janë vetëm ekstremistët e grupit militant ISIS.

Në raportin e publikuar, Amnesty International, vuri në dukje se është duke i shqyrtuar edhe shqetësimet e ngritura pas sulmeve ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara në shumë pak raste e kanë pranuar vdekjen e civilëve nga bombardimet, sulme të cilat kanë nisur në shtator të vitit 2014.

Amnesty International i ka hulumtuar nga distanca më shumë se 25 sulme që janë realizuar në Homs, Hama, Idlib, Latakia dhe Aleppo, në periudhën 30 shtator – 29 nëntor 2015.

Amnesty theksoi se i ka intervistuar përmes telefonit dëshmitarët që i kanë parë sulmet, si dhe posedon prova audio dhe video e “këshilla nga ekspertët e armëve”. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *