Selimi: Aida Shtino të më kërkojë falje

anazapta

 Aida Shtino të gjen fëmijë, edhe po s’pate fare. Këngëtarja, Mimoza Selimi, denoncon drejtuesen e emisionit “Njerëz të Humbur” për abuzim dhe shkaktim shqetësimi tek ajo dhe të afërm e të njohur të saj. Gjithçka ka ardhur pasi në emisionin e së enjtes së kaluar, të Aida Shtinos në RTVSH, është denoncuar “rasti” i Mimoza Selimit sikur ajo të ketë braktisur fëmijën e saj, e cila po e kërkon.

Aida shtinoPor Mimoza Selimi shpreh habi duke theksuar se ajo as që ka fëmijë. “Nuk kam patur asnjëherë fëmijë, nuk do e braktisja kurrë”. Ajo thotë se shumë njerëz “panë emisionin  “Njerëz të Humbur” drejtuar nga gazetarja Aida Shtino që përlyen emrin tim duke më bërë nënë qe braktis fëmijën, pa patur fëmijë asnjëherë. Është skandaloze, aspak profesionale, përdorja e emrit tim”- shkruan këngëtarja në profilin e saj në Facebook.

Mimoza print screenMimoza thotë se “është naivitet i pafalshëm për një gazetare që për të bëre shou e të tërheqë sa më shume publik, të përdorë emrin e qytetareve aq më tepër kur janë persona publikë, pa menduar fare për demin moral e shqetësimin që i krijon”.

“Aida Shtino nuk i përgjigjet mesazheve të mia, sepse e di shumë mirë që po bën thjeshtë shou me fatkeqësinë e një vajze që kërkon nënën e saj, dhe duke përlyer në mënyrën më skandaloze emrin tim”.

Më tej Mimoza shton: “Të besosh qe jam nëna e dikujt vetëm pse ngjajmë, e ta thuash këtë para mijëra e mijëra telespektatorëve që e ndjekin emisionin, nuk është naivitet, është keqdashje”.

Selimi më tej ironizon: “Unë me kohë duhet t’i kërkoja Elizabeth Taylor, që të më njihte si vajzën e saj sepse i ngjaj!”.

Kurse më pas i drejtohet direkt Shtinos: “Po ç’janë këto turpe moj Aida Shtino?!”.

Elizabeth Taylor
Elizabeth Taylor

Këngëtarja thotë se ndjen keqardhje për “atë vajze qe kërkon nënën e saj” dhe shton: “Është e dhimbshme, por për hir të Zotit mos e fusni në qorrsokak duke përdorur emrin tim. Ndihmojeni të gjejë nënën e vërtetë, e vetëm atëherë do të ndjeni kënaqësinë që u jep profesioni i mrekullueshëm i të qenit gazetare e realizimin e misionit shumë fisnik për të ndihmuar njerëzit të gjejnë të afërmit e tyre”. Mimoza Selimi thotë se pret falje publike nga Aida Shtino dhe “një gjest qytetarie për të mos besuar në keqdashje”

e. resuli

Share This Article
10 Comments
  • Sot e nderuar zonjushe Selimi eshte fare e thjeshte per te pergenjeshtruar jo me bla bla bla por me prova nese eshte apo jo femija Juaj!Nenshtrojuni analizave te ADN e gjithçka merr fund,qetesoni edhe ate qe kerkon prineder edhe vehten njekohesisht.Kam pershtypjen qe te dyja si Aida edhe Mimoza po e perdorini te gjoren vajze per shou!Se fundemi me duket sikur te dyja jeni motra qe i ngjani E.Taylor.

  • Bej testin e adn e leri pacavuret lart e poshte neper rrjete sociale qe tu mbushesh me zor mendjen njerezve.
    Vertetoje me ane te testin qe nuk eshte femija yt dhe pasi ta vertetosh kete merr masa edhe ligjore kundrejt jo vetem aida shtinos por edhe ndaj asaj vajzes qe pretendon te jete e jotja.
    Me llapa llapa lart e poshte nuk zgjidhet gje, se mesa duket te paska djegur miza qe i dhenkerke flake muhabetit.
    mjaft bete si virgjeresha aman……

  • Moza te pershendes jam ai shoku qe pime kafe ne Borsh…je kinge fare, me kengen tende flej gjume….Aida mos te merzis me.

  • vepra e Aida Shtinos ne kaqe vite eshte shume e larte dhe shpresoj tek ky gabim nuk eshte Aida Shtino por dikush tjeter !

  • Mos u merzit znj. Mimoza. Ne keto kohera bejne gomarin mashkull me barre dhe i thone ke pjelle nje pulish gomari. Thone gjitheashtu se Aida ne profesionin fillestar eshte veterinere. Mu per kete ta le dobiçin ne dere, si me rastin e gomarit mashkull. Mos e beso se nje dite do te dal vet nena e nje femije nga nene e braktisur. Dhe do t’u thore gazetareve : Nuk jam une nena !

  • Per Mozen u fol qe ishte shtatzane qe kur punonte kengetare tek cirku… kshu qe ku ka zo sesht pa gjo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *