Një ngirje e mundshme e prodhimit të vendeve kryesore të prodhimit të naftës do të kishte një “ndikim të kufizuar”, ribalancimi në vijim i tregut do të sillte kryesisht një rënie të prodhimit amerikan të naftës shist argjilore, sipas një raporti të Agjencisë ndërkombëtare të energjisë (AIE) publikuar ditën e sotme.
Çmimi i naftës shënoi përmirësim ditët e fundit pas çmimit mjaft të ulët në muajin janar, tregu pësoi luhatje, në një situatë optimizmi përpara takimit midis prodhuesve të mëdhenj të dielën në Doha (Katar) me synim stabilizimin e ofertës, aktualisht mjaft i lartë në rang global.
AIE-ja vlerësoi në raportin e saj mujor se do të kishte një ngrirje të prodhimit, në vend të rënies të tij, ku ndikimi në furnizimet me naftë do të jetë i kufizuar.
Ribalancimi i tregut do të shënohej veçanërisht nga rënia e prodhimit të naftës shist në SHBA, një nga vendet kryesore të prodhimit që do të jenë të pranishme në Doha, ku do të takohen Rusia dhe pjesa më e madhe e vendeve të Organizatës së vendeve eksportuese të naftës (OPEK), duke përfshirë Arabinë Saudite.
