‘AirBerlin’ shpërblen shqiptarin hero

redaktor

Grupi “AirBerlin” do të shpërblejë kosovarin Nehat Llovca me dy bileta udhëtimi, në shenjë falënderimi për veprimin e tij, pesë ditë më parë, shkruan sot “Koha Ditore”.

E kosovari që “arrestoi” një person që po kërcënonte se do të hidhte në erë aeroplanin që po bartte 150 persona nga Zurichu në Prishtinë, ndihet i vlerësuar nga kjo. Thotë se për një takim e ka thirrur menaxheri kryesor i kësaj kompanie.

Ka qenë “Koha Ditore” ajo që kishte raportuar tmerrin që kishin përjetuar pasagjerët e aeroplanit, kur një person me një shkrepëse, një shishe me lëng dhe me thirrje “Allahu Ekber” po kërcënonte se “do të shkojnë të gjithë te Allahu”.

Janina Zits, përfaqësuese e kësaj kompanie, i ka thënë gazetës se grupi “Air Berlin” në emër të tërë ekipit të fluturimit Zurich-Prishtinë, të së dielës, më 11 maj, dëshiron ta falënderojë Nehat Llovcën për përkrahjen dhe guximin e tij gjatë fluturimit. Ajo ka folur edhe për ndëshkimin ndaj kërcënuesit.

Express

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *