Crotone njofton se ka marrë me huazim nga Torino Arlind Ajetin.
Ai luajti me të rinjtë e Bazelit, sikurse me ekipin e parë bëri debutimin e tij në Superligën e Zvicrës.
Me skuadrën zviceriane shqiptari ka fituar tre tituj kampioni dhe një kupë kombëtare.
Arlind Ajeti në dy sezonet e kaluara ka luajtur në Seria A italiane, me Frosinone dhe Torino.
24-vjeçari ka qënë i grumbulluar nga Gianni de Biasi në Europianin 2016 e zhvilluar në Francë.
Ajeti, gjithashtu mburret me 18 paraqitje në garat ndërkombëtare, si Liga e Kampionëve dhe “Europa League”.
dh.th
