Ajo llamarinë s’kish shoqe në Botë!

Leda Hysa

(“Skandali” i shkuljes së shqiponjës prej llamarine)

Ç’i bëre Lulashit,

o Edvin-o lule,

një shqiponjë që nguli,

vajte dhe ja shkule!

 

Pse e le cullak,

ti mikun e vjetër,

veç asaj shqiponje,

nuk la gjurmë tjetër!

 

Shqiponja e Lulit,

nuk qe dhe aq fine,

por qe e veçantë,

si prej llamarine!

 

Ai që e bëri,

e qau me lotë,

llamarinë e tij,

shoqe s’kish në Botë!

 

Një simbol shqiponjën,

e kanë shumë shtete,

por qe e Lulashit,

mrekulli më vete!

 

E ka Amerika,

e ka Gjermania,

e ka në flamur,

vetëm Shqipëria!

 

Shqiponja qëndron,

mbi shkëmbinj e gurë,

po s’ka asnjë vlerë,

kur s’është mbi flamur!

 

Ajo kish- thotë SHQUPI,

vlera muzeale,

po Rama nuk ndalet,

dhe prodhon skandale!

 

Gjithë atë shqiponjë,

vajti dhe e shkuli,

simboli i vetëm,

nga koha e Lulit!

 

Është e vetmja gjë,

që la nga Bashkia,

ndaj mbi opozitën,

ka pllakosur zia!

 

Rama na i shkuli,

atë zog krenar,

duke bërë një gjest,

anti-kombëtar!

 

Ndaj edhe ka plasur,

kaq keq rebelimi,

mbetën malësorët,

pa pikë referimi!

 

Por i themi SHQUPIT,

më mos mbajë zi,

se emri i sheshit,

s’shkulet kurrsesi!

 

Sheshi i Shqiponjës,

përjetë do të mbetet,

dhe kujtimi i Lulit,

s’ka shans që të tretet!

 

Se dikur dhe Rama,

ngriti rebelimin,

kur Saliu prishi,

aty mbikalimin!

 

Miliona euro,

treti ai trap,

e shqiponjë e Lulit,

do të vlejë si skrap!

 

A.DUKA

Share This Article
2 Comments
  • Arben Duka,ketu nuk ke te drejte se kush e beri shqiponjen,leshi apo qimja,rendesi ka qe jemi shtet Shqiponje dhe nuk kemi Shqiponje.Neser te ashtuquajtura veprat Rilindjes ti rrezojne.Atehere ku eshte poezia tende.Me shume te jesh nje Esenin se nje Curcill…

  • “o Edvin-o lule”
    ah sa bukur Rames ky Duke po i therret,
    sikur s’i ka thirrur as nene Neta e vet,
    se lule eshte vertete Rama pa dyshim,
    nuk ka ne qeverisje fare asnje deshtim,
    kudo ka suksese dhe ka arritje plot,
    vetem…ne ekonomi kaplloqja s’ja thot dot,
    aty eshte i dhjere koke e kembe krejt
    per rritje ekonomike si trap don me rrejt,
    pa rritur as rroga, as pensione kurkund,
    Hametaj taksen mbi paga si gomar po tund,
    kerkon te taksoje rrogat nga 30 mije lek,
    pra te taksoje gjith buxhetoret tek e tek,
    kane 5 vjet qe rrogat hic nuk rriten ketu,
    nga ky Ram koqja, nga Hametaj kercu,
    por ama ato taksat rriten dit e nat,
    ate pun bejne Hametaj dhe zdapi i gjat,
    keto dil e shkruaj or ti poetuci Duke sot,
    mos u merr me llamarinat kot e me kot,
    dil e shih varferine e bere kudo mullar,
    per ate na shkruaj, hajt or djal i mbar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *