Ajo që do ndodhë për 15 vjet në 5 pikat doganore kryesore në vend

anazapta

Seanca e djeshme në Kuvend pati debate të ashpra gjatë diskutimeve për projektligjin “Për dhënien me koncesion të shërbimit të skanimit të mjeteve në doganat shqiptare”. Për çfarë bëhet fjalë? Për 15 vjet, në 5 pikat doganore kryesore në vend, do të instalohen skanerë, të cilët do të bëjnë të mundur kontrollin e mallrave, më saktë të kontenjerëve. Ky shërbim do të ofrohet nga një shoqëri private, “Rapiscan Security”, me seli qendrore në Kaliforni, përkundrejt tarifës prej 39 eurosh për çdo deklaratë. Në vit raportohen rreth 300 mijë deklarata dhe me tarifën e vendosur në koncesion, të cilën do ta paguajë çdo importues, krijohet një e ardhur prej rreth 12 milionë eurosh në vit, ose mbi 170 milionë euro për 15 vitet e ekzistencës së kontratës.

Pse privatizohet ky shërbim, pse i hiqet publikes kjo e ardhur? Ministri Bode thotë se investimi nuk mund të përballohet nga buxheti i shtetit. Sa është si vlerë i gjithë ky investim i papërballueshëm? Eshtë 5 milion euro. Ministri i Financave thotë se nga kjo e ardhur (që shkon në xhep të privatit koncesionar), vetëm 2 për qind do të derdhet në buxhetin e shtetit!  Pra kjo kompani që në vitin e parë të investimit të saj do e e këtë fitimin më shumë se dyfishi i investimit që bën.

Por për Ministrin Bode, ofrimi i këtij shërbimi të kontrollit me skaner, lehtëson biznesin, sa i takon kohës së qëndrimit në pritje, mundëson një rezultat më efikas në shmangien e evazionit, ruajtje të sigurisë kombëtare lidhur me importin e lëndëve të rrezikshme, etj. A thua private mund ti arrije keto objektiva me mire se shteti? E.Shehu

Share This Article
1 Comment
  • U duhen lekë për të paguar botën për pudrosjen e imazhit të qeverisë prandaj s’u dalin fondet për të shpenzuar vet për skanerat e shërbimin e kontrollit doganor. Këta do ta shesin gjithë edhe ç’ka mbetur më nga vendi i shqiponjave. Kjo është qeveri e mbeturinave: çdo gjë të mirë ua japin botës e për vete kanë mbajtur të drejtën e importimit të plehrave. Kjo është një nga arsyet e rëndësishme pse duhet shporrur një orë e më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *