“Në kohën e mashtrimit universal, të tregosh të vërtetën përbën një akt revolucionar” – George Orwell
Një opinion i ambasadorit amerikan në Tiranë, zotit A. Arvizu, se: “Zgjedhjet e 23 qershorit 2013 ishin historike dhe, po ashtu si ato të vitit 1992, ishin shumë të rëndësishme për Shqipërinë, pasi sollën ndryshimin”, ndezi shumë debat në qarqet politike dhe meditike të Tiranës. Fituesit e zgjedhjeve të vitit 1992, që janë edhe humbësit e zgjedhjeve të vitit 2013, u hidhëruan pa masë nga krahasimi i bërë. Ajo që të bën përshtypje nuk është hidhërimi, por përpjekjet e politikës për të shtrembëruar dhe keqinterpretuar disa të vërteta historike, që shumica e shqiptarëve të sotëm i kanë përjetuar. Merret me mend se çfarë shtrembërimesh, keqinterpretimesh dhe mashtrimesh bëjnë këta njerëz për ngjarje dhe epoka që ne s’i kemi jetuar.
Duke lënë mënjanë ndonjë individ të pajisur me emër që tingëllon si të anëtarëve të Mafjas siciliane dhe me guximin për të qenë deputet, megjithëse nuk vlen as për kryeplak katundi, i cili e quan revolucion ardhjen në pushtet me votë të lirë, më bëri përshtypje reagimi i zotit Genc Pollo. Në kundërshtimin e opinionit të ambasadorit amerikan, Pollo, ndër të tjera, tha se zgjedhjet e vitit 1992 “…shënuan ndarjen me një regjim totalitar komunist dhe nisjen e një epoke të demokracisë…”. Nuk është hera e parë që ndeshemi me përkufizime të tilla. Madje, edhe një gazetar serioz i gazetës “Shqip” kishte rënë në këtë grackë kur i kundërvihej Pollos, duke thënë se “Në 1992 ra diktatura dhe u rrëzua një diktator, ndërsa në 2013 ra një autokrat…”. Kam lexuar dhe dëgjuar deformues qëllimligj të historisë të thonë se ” Presidenti i parë i Shqipërisë pluraliste ishte Sali Berisha “, ndërsa e vërteta është se i tillë ishte Ramiz Alia.
Përcaktimet ose keqpërcaktimet e proceseve historike varen nga dija dhe nga karakteri i personave që i bëjnë. Genc Pollo bën pjesë në ata individë që kanë një kulturë më se të mjaftueshme për të çmuar të vërtetat historike, për të bërë krahasimet dhe dallimet, si dhe vlerësimet përkatëse. Ai ka një nivel të tillë intelektual që është në gjendje të orientohet drejt në kaosin e ngjarjeve, teorive dhe praktikave sociale e politike dhe të emërtojë drejt secilën prej tyre. Por, fatkeqësisht, Genc Pollo bën pjesë tek ata individë që, me dashje dhe për interesa të ngushta, individuale apo partiake, ka aftësinë dhe gatishmërinë të çorientojë të tjerët dhe t’iu japë ngjarjeve e fenomeneve interpretime të gabuara sipas interesave të grupit ku bën pjesë.
Historia e qeverisjes dhe e sundimit të Shqipërisë gjatë një shekulli, nga krijimi i shtetit shqiptar, ka dëshmuar se gabimet dhe fajet më të mëdha nuk janë bërë nga padija, por nga ligësia. Do të thosha se dija dhe karakteri janë në raport me njëra-tjetrën ashtu si pija alkoolike me enën në të cilën mbahet. Sa më e madhe sasia e pijes që futet në enën e prishur, aq më i madh është dëmi që iu shkaktohet përdoruesve të pijes. Genc Pollo i pati çuditur zyrtarët evropianoperëndimorë në vitet ’90 kur, një herë ua paraqiste Sali Berishën si demokratin më të madh dhe, pak vjet më vonë, si një diktator të vërtetë. Pasi kaluan edhe disa vite të tjerë, ata e panë Pollon pjesëtar të kabinetit Berisha dhe avokat të tij.
Le t’u referohemi fakteve historike për të parë se sa e vërtetë është se zgjedhjet e 1992 i dhanë fund regjimit totalitar dhe se aty nisi epoka e demokracisë (në të vërtetë të kapitalizmit, sepse fjala demokraci, në bindjen time, është thjeshtë një eufemizëm për kapitalizmin dhe se, siç thoshte Rouseau, “Demokracia as ka ekzistuar dhe zor se do të ekzistojë ndonjëherë”). Për këtë arsye, duhet të dimë dy gjëra: çfarë është Totalitarizmi dhe si paraqitej tabloja politike e Shqipërisë në mars 1992.
Përgjithësisht, të gjithë politologët mendojnë se një regjim është totalitar kur një parti e vetme sundon në mënyrë absolute të gjithë jetën politike e sociale të vendit dhe, veçanërisht degën ekzekutive të pushtetit, nuk lejon alternativat e tjera ideologjike e politike dhe përdor dhunën për t’iu imponuar shoqërisë. A ishte e tillë Shqipëria e marsit 1992? Kurrsesi jo.
Shqipëria ka qenë totalitare nga 1945 deri në dhjetor 1990 kur drejtuesit e regjimit, të imponuar nga rrethanat e brendshme dhe të jashtme, vendosën ta çmontojnë sistemin në mënyrën më pak të dëmshme (sipas tyre) për vendin dhe për ata vetë. Nga 100 anëtarët e elitës politike të partisë- shtet (Komiteti Qendror i PPSH), 98 prej tyre votuan për lejimin e pluralizmit politik, që donte të thoshte për ndryshimin e sistemit dhe kalimin e tij në kapitalizëm. Data 12 dhjetor 1990 shënon de jure rënien e sistemit politik njëpartiak komunist dhe kalimin në kapitalizëm, ndërsa data 31 mars 1991 shënon edhe de facto fundin e komunizmit dhe fillimin e kapitalizmit në Shqipëri. Lloji i sistemit politik nuk varet nga fakti se kush është në pushtet por nga struktura ekonomike dhe, veçanërisht, nga superstruktura politike e vendit.
Zgjedhjet e 31 marsit 1991 i dhanë opozitës antikomuniste mjaft mbështetje, por jo shumicën. Ato ishin zgjedhje pluraliste të certifikuara si të lira dhe të ndershme (free and fair) nga gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë dhe të pranuara edhe nga opozita, ku bënte pjesë Genc Pollo. Ato ishin, siç thotë njëri nga drejtuesit e protestave antikomuniste, zoti Shenasi Rama, “fatkeqësisht, të parat dhe të vetmet zgjedhje të lira në Shqipëri…”. Fakti që partia e Pollos nuk erdhi në pushtet me ato zgjedhje nuk do të thotë se regjimi i pas atyre zgjedhjeve ishte totalitar. Siç do të shohim, pushteti i mëparshëm vazhdoi të çmontohej me shpejtësi edhe pas këtyre zgjedhjeve. Gjithë pushteti lokal u riorganizua, pa zgjedhje fare, mbi bazën e përqindjeve që kishin fituar partitë politike në zgjedhjet parlamentare. Ky pushtet në shumë rrethe të vendit drejtohej nga PD. Ndërkaq, filloi privatizimi i ekonomisë dhe tregtia e lirë.
Kaq “totalitar”, “intolerant” dhe “diktatorial” ishte regjimi pas zgjedhjeve të marsit 1991, saqë partia fituese e Ramiz Alisë, megjithëse kishte fituar 2/3 e vendeve në parlament me zgjedhje të lira, pas një greve të instrumentalizuar të sindikatave, pranoi tërheqjen nga qeverisja dhe krijimin e një qeverie me pjesëmarrjen e të gjitha partive të opozitës. Madje, pas gjashtë muajve, edhe kjo qeveri, me këmbënguljen e Sali Berishës, i cili komandohej nga ethet për pushtet dhe orientohej nga kanale të fshehta të huaja, u zëvendësua me një qeveri teknike dhe u ra dakord që zgjedhjet e përgjithshme të bëheshin në mars 1992. Edhe mjetet e informimit publik ndodheshin thuajse tërësisht, në duart dhe drejtimin e opozitës.
Kështu pra, zgjedhjet e marsit 1992 e gjetën Shqipërinë me pluralizëm ideologjik dhe politik të ligjëruar dhe të zbatuar praktikisht, pasi ishin realizuar një palë zgjedhjesh politike të lira e të drejta dhe pushteti vendor u përkiste shumë partive. Faza e lirive dhe të drejtave për të shprehur mendimin, për t’u organizuar politikisht, për t’u grumbulluar etj. ishte kapërcyer më shumë se një vit më parë. Madje, një pjesë e drejtuesve kryesorë të nomenklaturës komuniste ndodheshin tashmë në burg. Rrjedhimisht, në mars të 1992 as që mund të bëhej fjalë për diktaturë dhe totalitarizëm. Diktaturat sillen si ato të Sirisë dhe të Egjiptit në ditët e sotme dhe kundërshtarët e tyre politikë nuk mund të vizitojnë “diktatorin” një herë në javë siç bënin Sali Berisha, Azem Hajdari, Neritan Ceka etj. në vitin 1992. Madje, po të krahasosh për nga toleranca regjimin e Ramiz Alisë të 1992 me regjimet pasardhëse të Sali Berishës, janë si dita me natën. Regjimi i Alisë nuk burgosi kundërshtarë politikë dhe as rrahu deputetë, siç bëri ai i Berishës. “Diktatori” Alia nuk dhunoi zgjedhje dhe as dogji redaksi gazetash apo burgosi gazetarë, siç bëri “demokrati” Berisha (Pollo ishte këshilltar i tij). Regjimi “totalitar” i Alisë, i vitit 1992, nuk përdori ushtrinë, avionët apo Lëndët Helmuese Luftarake, siç bëri apo tentoi të bënte regjimi “demokratik” i Sali Berishës. Alia dhe qeveritë e vitit 1992 nuk i dhanë pjesë të territorit shqiptar fqinjëve dhe as kishin kurrfarë ndikimesh mbi organet e drejtësisë siç kishte Berisha dhe regjimi i tij i viteve para zgjedhjeve të 2013.
Alia dhe kasta e tij, me disa protesta të thjeshta dorëzuan pushtetin totalitar në vitin 1990 dhe me ndonjë grevë urie dorëzuan pushtetin e fituar me zgjedhje të lira në vitin 1991. Ndërsa Sali Berisha dhe partia e tij (dhe e Pollos), megjithëse kishin dhunuar zgjedhjet e 1996 dhe e kishin çuar vendin në kaos me firmat piramidale të lejuara dhe të mbështetura prej tyre, shpallën gjendjen e jashtëzakonshme dhe e rizgjodhën President shkaktarin e krizës. Edhe pas humbjes së zgjedhjeve të 1997, vazhduan strategjinë e dhunës dhe kaosit duke djegur komisariate policie në Shkodër e Tropojë dhe duke marrë me dhunë pushtetin në shtator 1998 (jo me “çadra-pistoletë”, as me “stilolapsa-pistoletë”, as me “thika me helm”, por me tanke dhe artileri).
Zgjedhjet e vitit 1992 kishin rëndësi të madhe historike dhe politike, jo pse i dhanë fund diktaturës dhe totalitarizmit, por sepse, pas një kohe shumë të gjatë, iu dhanë mundësinë individëve dhe familjeve të shtypura e persekutuara nga regjimi komunist të fitonin të drejtën e qeverisjes qendrore dhe lokale. Shumë shpejt u pa se edhe kjo e drejtë dhe mundësi kishte mbi krye një “gardian” që kishte milituar 22 vjet në partinë komuniste dhe ishte bërë antikomunist për ambiciet e veta politike dhe jo për të drejtat e të shtypurve nga regjimi i mëparshëm. Mirë apo keq, ato zgjedhje duhej të sillnin atë rotacion politik që sollën. Ishte e domosdoshme.
Zgjedhjet politike të vitit 2013, ashtu si ato të 1992, ishin thjeshtë zgjedhjet politike të radhës. Në të dyja rastet rotacioni politik u krye nëpërmjet zgjedhjeve dhe jo revolucionit. Rëndësia politike e zgjedhjeve të vitit 2013 qëndron në faktin se larguan nga pushteti, me votë të lirë, një njeri dhe një grup njerëzish, që nuk kishin ndërmend ta dorëzonin pushtetin demokratikisht. Jetëgjatësia e mëtejshme e sundimit ishte e domosdoshme për ta edhe sepse kishin shpërdoruar pushtetin, kishin vjedhur e falsifikuar votat, duke shtrembëruar vullnetin e popullit, kishin vrarë protestues paqësorë, kishin futur në dorë thuajse të gjitha pushtetet politikë, ekonomikë e mediatikë. Mirëpo, ranë. Ranë nga pushteti, jo se deshën vetë dhe as nga zemërgjerësia e kryetarit dhe kupolës së tyre drejtuese, por sepse sasia e votave kundër tyre ishte aq e madhe saqë nuk iu la kurrfarë mundësie për të bërë çfarë kishin bërë shumë herë më parë.
Në vitin 1992 popullit shqiptar nuk i ishte hequr e drejta për të ndryshuar lirisht qeverisjen e tij, ndërsa në vitet e sundimit berishist një ndalim i tillë kishte ndodhur (shih edhe Country Reports 2012 te Departamentit të Shtetit). Dhe, një e drejtë kaq themelore i ishte hequr popullit shqiptar nëpërmjet falsifikimit dhe dhunimit te zgjedhjeve ku “Koka e trukimit është kryeministri i vendit…” (shih korrespondencën diplomatike amerikane të vitit 2009, bërë publike nga Wikileaks). Këto fakte të njohura gjerësisht duhet të ketë pasur parasysh ambasadori amerikan Arvizu kur, për nga rëndësia historike, i vuri në të njëjtin plan të dy zgjedhjet.
Ndryshimi midis këtyre dy palë zgjedhjeve qëndron në faktin se zgjedhjet e 1992 larguan nga pushteti ata që zgjedhjet e lira pluraliste i kishin ndaluar për 45 vjet por që i kishin pranuar para dy vitesh dhe i kishin realizuar më së miri para një viti (mars 1991). Ndërsa zgjedhjet e 2013 larguan nga pushteti ata që në vitin 1992 kishin ardhur në pushtet me parullat e pluralizmit politik dhe të zgjedhjeve të lira, që i pranonin dhe i pranojnë ato gojarisht, por që kanë bërë çmos për t’i penguar, shtrembëruar dhe dhunuar këto 21 vjet. Zgjedhjet e 1992 larguan nga pushteti ata që, më në fund, e kishin kuptuar se nuk ka dhe s’duhet të ketë pushtet të përjetshëm, ndërsa zgjedhjet e 2013 larguan nga pushteti ata që përjetësinë e sundimit e kishin qëllimin e vetëm politik.
Rëndësia dhe domethënia e rezultatit të zgjedhjeve politike përcaktohen nga koha dhe rrethanat në të cilat ato zhvillohen. Në këtë mënyrë duhen gjykuar edhe zgjedhjet e vitit 1992, bazuar në kushtet politike të Shqipërisë së atij viti dhe jo të Shqipërisë së viteve ’70 apo ’80. Arratisja nga realiteti është përpjekje për të deformuar të vërtetën. Zoti Pollo i këshillon të tjerët të respektojnë inteligjencën e tyre kur bëjnë gjykime të tilla, por duhet të ketë parasysh se, sado të lartë ta ketë njeriu koefiçientin e inteligjencës, kur i gjykon ngjarjet me pasion dhe i shtyrë nga interesat vetiake, do ta tradhëtojë dhe turpërojë inteligjencën e vet.
Ndodh rrallë, shumë rrallë, që periudha menjëherë pas zgjedhjeve të konfirmojë akoma më shumë domosdoshmërinë dhe drejtësinë e largimit të pushtetarëve të vjetër. Zgjedhjet e 2013 larguan nga pushteti një bandë që vetëm tri javë para dorëzimit të çelësave përvetëson dy prona publike dhe private dhe kërcënon se po protestoi ndokush, do i heqin bukën e gojës (statusin e ushtarakut) dhe, nga ana tjetër, e shpall koalicionin e ardhur në pushtet me votime të lira si “rrezik kombëtar”.
Humbja e pushtetit politik duhet të jetë një gjë normale në një sistem ku të gjitha palët i kanë pranuar rregullat e lojës. Ky fakt nuk përbën as turp as katastrofë. Turp dhe akt i padenjë është që për humbjen të fajësosh popullin (njëlloj si në 1991që fajësonin fshatarët dhe ushtarakët) dhe të mos pohosh asnjë gabim apo faj tëndin.
Ajo që Pollo dhe shokët e tij nuk kanë kuptuar ende është shkalla e lartë e neverisë dhe, madje, urrejtjes që shumica dërmuese e shqiptarëve ndiejnë ndaj gjithë sjelljes politike të Sali Berishës dhe klikës së tij. Ndërsa ajo që nuk kuptoj unë mund të përmblidhet në pyetjen: çfarë e shtyn Genc Pollon apo disa të tjerë si ai të bëhen avokatë të banditizmit politik të Sali Berishës? Ndoshta kanë të njëjtin moral, si Saliu-klient edhe avokatët e tij. Apo, edhe për shkak të moralit të njëjtë, mbi ta rëndojnë të njëjtat zullume?

Ja si komunikoi ne zyre, nepunesi i Berishes ne UKT Tirane,sot,dt.27.08.2013 me mua si klient i tyre:
-Klienti:Ne Yzberish,kemi nje muaj pa UJE!!
-Nepunesi:Mos genje!Keni vetem dy jave pa uje!!
-Klienti:Pak te duken dy jave pa uje ne kryeqytet?
-Nepunesi:Dergojme cdo dite AUTOBOTET ME UJE ne Yzberish dhe nuk ka shqetesime me!!!
-Klienti: Ju mund te mos keni shqetesime,por ketu behet fjale per SHETESIMET TONA!
A keni ndonje plan ditor per caktimin e AUTOBOTEVE PER FURNIZIM?
-Nepunesi:Plan nuk kemi,por shoferet nuk na ankohen!!!
-Klienti:A i kontrollon njeri nga ju se ku e cojne UJIN shoferet?
-Nepunesi:Nuk kemi pse i kontrollojme se i njohim mire punonjesit tane!!!
-Klienti: A e dini ju se shoferet e cojne ujin sipas QEJFIT e jo ne cdo pallat e hyrje?
Ne pallatin ku une banoj,nje hyrje( ku eshte furri i bukes) furnizohet me 2-3 autobote ne dite,ndersa hyrja jone eshte furnizuar(me sherre) vetem nje gjysem autoboti ne 2 JAVE!!!
-Nepunesi:Mos na bertit ne zyren e shtetit,se kemi plot halle e jo te degjojme edhe ty!!!
-Klienti:Ty te shqetesoka e bertitura ime,ndersa ne PO BERTASIM PER DITE PER UJE DHE NUK NA DEGJON NJERI!!!
Nepunesi: Shiko,mos me trego mua te bertituren,se, LUTJU ZOTIT,QE JE NE ZYREN E SHTETIT PA E DIJA UNE SE SI MERRESHA VESH ME TY!!!!!!!
Klienti:Mos u merzit shume ,se pas 9 shtatorit mbase ta ploteson deshiren QEVERIA E RE!!!
Di gje se kur do na vije UJE???
-Nepunesi_Prit QEVERINE TENDE!!!
Futini nga nje kallezim te gjithe banoret,por secili per “hesap te vet”,per shperdorim detyre dhe le te merret prokuroria me te…S’mund te japin Vendim Mosfillimi per te gjithe… Njerezit jane ndare ne “te forte” dhe “inteligjente”…Meqe ky hajdari paska zgjedh “sektorin e forces” le te kaloje ca muaj neper prokurori dhe gjykata…”Burgu per burrat eshte” !
Auron, ka aq shume ndodhi nga kjo qe ti tregove, sa habitem se si shqiptaret nuk jane ne gjendje te reagojne.
Mos reagimi i jep te drejten talibanizmit, te mbreteroje i qete dhe fodull.
Shpellare more shpellare gjithe andej ne zyrat e shtetit. Prandaj bertet Kry shpellari se e din se do pastrohet Shteti mbas Shtatorit
Sulmi qe te “djathtet” mundohen ti beni Honorable Arvizu tregon me se miri se ju keni qene dhe jeni perfaqesuesit e trashigimtaret gjenetike e shpirteror te filozofise kriminale komuniste qe luftonin “Imperializmin Amerikan” dikur. Lavdi zotit sulmi juaj nese mundta quajme keshtu kunder Administrates Amerikane pasi ju keni qene kunder tere Ambasadoreve Amerikane ne keto 20 vitet e fundit vetem se ju ben ju me qesharake sesa jeni bere
Qe 22 Marsi per ate kohe ishte nje ngjarje historike besoj se nuk e ve kush ne dyshim. E thashe per ate kohe se atehere nuk e denim qe revolucioni studentor u vodh ne labirinthet e tunelet e errta te sigurimit te shtetit famekeq komunist dhe pothuaj krejt klasa e re politike qe u instalua me 22 Mars 1992 ishin misionaret “katovicas” e te emruar nga Ramiz Alia.
Nese nuk jeni dakort me ket perfundim jeni te lutur te botoni listen e Ramiz Alise te1988 “ Kuadro qe duhet te ngrihen ne detyre” qe mesiguri e keni.
Nese flisni Ju dhe padroni juaj qe shqiptaret ju debuan si qen te rrahur per ndryshim sistemi ky eshte mashtrimi me i madh qe i eshte bere shqiptareve per 23 vjet me radhe.
Krimet e llahtarshme te kriminelve komuniste i reduktuat per filxhane kafeje dhe ata kriminele komuniste qe u ndeshkuan ne fazen e pare i shperblyet mbas 97tes duke” harruar” ata qe keta krimine kishin kalbur burgjeve e zhdukur edhe kockat qe nuk i keni “gjetur” as sot dhe dihet se kane qene mijera fatekeqe .
Pronen e grabitur me zjarr dhe hekur nga kriminelet komuniste e rivodhet ju me ligjet tuaja te huazuara nga Peruja e gjyktat me te korruptuara te planetit.
Ekonomine kriminale qe ngritet per 23 vjet duke grabitur djersen dhe mundin e shqiptareve me monopole piramida e rushfete ka mundesi qe eshte ekonomi edhe me kriminale se e Enver Hoxhes pasi shqiptareve ata qe i linte jashte burgjeve ju asiguronte nje minimum sherbimesh , kurse Ju asgje.
Shqiperine e pergjysmuar bazuar ne skemat kriminale te shovinisteve fqinje duke debuar nga Atdheu intelektualet e rinine duke demtuar jo vetem te tashmen por edhe te ardhmen e Shqiperise dhe shqiptareve.
Lavdi Zotit 23 Qershori tregoje qe shqiptaret tashme jane zgjuar e ndergjegjesuar fale edhe kontributit te shkelqyer te Ambasadorve te ndritur Amerikane ne pergjithsi por padyshim Zoterinjte Arvizu e Withers kane nje vend te vecante ne zemrat e shqiptareve.
Nese vazhdoni te talleni me shqiptaret ne kete fare feje duhet ta dini se e keni te siguruar fatin e Partise Socialiste italiane te Betino Kraxit.
AJET DELAJ
NEW YORK
Pushtetaret e 1991 ishin me tolerante se regjimi I Berishes: ata pranuan menjehere zgjedhje te parakohshme pak jave pas zgjedhjeve te marsit 1991, ndersa Berisha me kollaj e kishte te merrte jete njerezish (sic beri me 21 janar) se sa te pranonte zgjedhje te parakohshme.
Mos u merrni me gencin se ashtu ha mut ai gjithmone
Kete kuqon shpellari sb sikur e rrahu dhe e poshteroj e ai po I sherben, Ali baba po mbrohet nga 40 hajdutet.Duket e kuptohet ata qe kane vjedhur me shume jane me aktiv,mendojne se shpellari do I mbroj,ose nuk do tregoj se sa ata kane vjedhur.Nje dite do japin llogari.Burgu eshte per kriminelet.
Sakte Viktor!!
ky bufi kuqo eshte nje nga 40 ajdutet e Sali babajt
Komplimenti
Pak here kam lexuar artikuj te tille
E verteta ne kete shkrim eshte argumentuar me fakte qe nuk i zhben dot. Duket qe ndonje komentues qe zbraz vrer (me te drejte, por pa lidhje me shkrimin) nuk ka pasur durim per ta lexuar shkrimin deri ne fund.
Titulli dhe argunti bejne qe te leakohet emri i Genc Popllos, por problemi nuk ka te beje vetem me Pollon por me shoqerine ne pergjithesei dhe me perpjekjet qe jane bere e behen per te shitur si te vertete ate qe nuk eshte e tille. Kjo mahni synon te prodhuar heronj te rreme si Sali Berishen, Azem Hajdarin etj. Meritat nuk duhen mohuar, por glorifikimi i tyre per te prodhuar heronje te rreme eshte shume i demshem per nje shoqerine.
E vertete,keshtu ka ndodhur ,po pse te verteten duhet te na e thone ambasadoret amerikane?
Gjuhe e vertete dhe filozofi e larte ky shkrim. Te verteta te pa kundershtushme. Bravo z. Malaj.
sali berisha: vertete mallkimi me i madh qe ka pasur ndonjehere shqiperia! denimi me qetesues per urrejtjen popullore do ishte ai vendeve arabe ku te lidhin ne mes te sheshit e secili mer nje gur me vete per te nxjerre dufin e tij.
ne vlejme se ndryshe nuk shpjegohet dashuria qe kane amerikanet si arvizu apo uidhers per ne. shqiperia do behet me shqiptare! qe c`ke me te o hale birishe!
Z. Viktor nje analize perfekte, ky artikull duhet ber nje poster I madh edhe duhet ngjitur ke hyrja pd.
Ca merreni me Ramiz Aline o njerez …. Ramizi eshte nje nga ata qe e ka kaluar me kollaj kur duhesh te pergjigjej me shume…
Problemi eshte Saliu qe eshte nje autoritar i Demokracise e pyetja eshte nese duhet ta durojme me apo jo. Po me Ramizin s’duhet krahasuar se Ramizi ishte poshtersia e sistemit
Ne ka injorant ne kete komunitet eshte ku poollo Ai qe familen e quan parad mode , ai qe i mungon edukata fillestare , te respektoj brezat , t e respektonte te renet nderin e kombit Po kush nje ordinere.. mos u merni me te se eshte humbje kohe.
Duhen rikujtuar keto se shqiptaret kane kujtese institucionale te dobet dhe kujtese historike akoma me te dobet; nga te pasurit pak ngjarje historike mbreselenese dhe rezultative kombetare. Vazhdimesia Ramiziane e ka nxitur kete proces te demshem gje qe kane vertetuar keto 23 vjet ku klasa politike ka qene nje hap prapa problemeve te shoqerise jo nga padija por nga qellimi per te qene fitues ne kete situate ne nje kohe qe vendi ka te pakten 30 vjet qe rrenohet sistematikisht.
nje analize perfekte dhe krahasim i goditur po ato qe bene gjullurdine ne 92 banda e saliut dhe suita e tij deshen ta benin edhe me 23 qershor jo se nuk paten mundesi por sovrani i deboi me forcen e votes keta kancerogjene ne eliten e shtetit shqiptar qe qendruan 8 vjet ne pushtet vetem me vjedhjen e votave dhe bene baderdine duke vrare njerez te pafajshem vjedhur pasurine e pupullit shiten cdogje te popullit dhe i pervetesuan ata mirepo sic duket nuk jane te ngopur dhe deshen perseri pushtet por populli i denoje kete shoku pordha e di mire por ai eshte nga ata politikane bythq… qe sot te shan neser natyrisht qe per para dhe pushtet te lepin brimen e sumes ani se brima e sumes eshte e palare polloja e ben mire kete pune ta bon tas fare cjane mor keto plera pa pike dinjitete dhe te votebesosh keto lloj speciesh ne zhdukje.eshte turpi me i madh.dhe ti besh veten varrin.
Eshte ngritur ne sistem dhe i fryhet fort parimit individualist: “Historia fillon me Sali Berishen”. Tamam si veproi Enver Hoxha.
Jo or jo! Zgjedhjet e para pluraliste ne Shqiperi u zhvilluan me 31 mars 1991, pavaresisht se kush i fitoi. Zgjedhjet e 22 marsit ishin te dytat ne radhe. Nga zgjedhjet e 31 marsit u zgjodh dhe presidenti i pare i Shqiperise. Dhe ky ishte Ramiz Alia. I mire apo i keq, kjo eshte historia dhe keshtu duhet te shkruhet…
Genci eshte nje mbeturine e komunizmit te paqprincip qe lepine bythen e kujtedo ai edhe gruan ep mjafton te haje ndonje mut ne qeveri .Rofte AMERIKA AJO DO SHQIPETARET JO KRIMINELET E TRADHETARE
ai eshte genci dhe vellai i gencit
nje analize shume e sakte dhe ata qe sduan ta kuptojne aq e kane trurin,bravo analistit dhe duhet te na shkruaj vazhdimisht shkrime tetilla.
Po pse sdo mbroje kokekuqi pollo doktor vdekjen. Pak zullume kane bere bashke ata. Minister ka qene nja 18 vjet radhazi ske pse habitesh .
Analiza e Z. Malaj eshte sa reale aq edhe objektive. Analiza te tilla i duhen shoqerise shqiptare qe qendron vazhdimisht ne pritshmeri te perunjur. Duke falnderua artikullshkruesin, desheroj te nenvizoje mendimin tim se: Pollua e Berisha jane te perfshire jo vetem ne zullume te perbashketa, por edhe qe te dy udhezohen nga ustallar te huaj qe jane te njohur si antishqiptar tradicional dhe qe na vazdimesi jane perpjekur per ta neperkembur kombin tone dhe per te gllaberuat trojet esaj. Drejtime keto qe nenvizohen qarte ne kete artikull. Pikerishte keto qendrime antishqiptare te bandes mafioze te Berishes e kene bere populli q
Analiza e Z. Malaj eshte sa reale aq edhe objektive. Analiza te tilla i duhen shoqerise shqiptare qe qendron vazhdimisht ne pritshmeri te perunjur. Duke falnderua artikullshkruesin, desheroj te nenvizoje mendimin tim se: Pollua e Berisha jane te perfshire jo vetem ne zullume te perbashketa, por edhe qe te dy udhezohen nga ustallar te huaj qe jane te njohur si antishqiptar tradicional dhe qe na vazdimesi jane perpjekur per ta neperkembur kombin tone dhe per ti gllaberuat trojet e saj. Drejtime keto qe nenvizohen qarte ne kete artikull. Pikerishte keto qendrime antishqiptare te bandes mafioze te Berishes e kene bere populli qe jo vetem ti shikoje me neveri, por edhe ti damkos me nofken e tradhetareve keto monstra te shoqerise shqiptare.
E kam lexuar me vonese keté analize te z. Malaj. Komentuesi “dhori”,perdorte shprehjen “…me fakte që nuk zhbëhen”. Shume sakt. Z. Viktor ka sjelle fakte qe nuk duan t’ja dine per mashtrimet historike te sali berishes. Historia e tij dhe e pollos eshte histori rrenash. Nuk i mendoj klikén berishiste thjesht si produkt “katovicist”. I mendoj pak më ndryshe..i mendoj dhe kam ngjarje e fakte te përjetuara personalisht edhe si produkt te infiltruarish nga sherbimet sekrete,sidomos te fqinjëve që morën frenat e shtetit dhe me ndihmën e ramiz alisë. Ramiz alia nuk eshtë i lare nga “..ngrenia e lugës se çorbës..”. Ne karakter ka pasur shume gjëra të përbashkëta me sali berishën sidomos hipokrizine,pabesine,paburrerine,dredhine etj.etj. Ramizi zgjodhi té ngjajshmin e vet…! Por për te mos dalë nga tema them se z. Malaj brenda kornizës që i ka vënë analizês se vet eshte rreptësisht i përpikte dhe përzgjedhes “par exelence” i fakteve qe asnje dredhi nuk mund të mos i mare parasysh. Po nuk i mori kryen vetvrasje! Këtu qëndron forca e analizës së tij. Kjo forcë të shpartallon sado manipulator të jesh! Kam shume për të thënë por viktori e përballon mungesën e fakteve plotesuese me lakonizmin e frazave që flasin aq shume sa besoj që e vërteta e thëne prej tij i ngjan nje mali që s’ka forcë ta çvendosë nga vendi. Pergezime autor dhe mos vono të na krijosh mundesine e kënaqësisë intelektuale prej shkrimeve te tilla!