Ajo shpellë ka brenda një fosil

anazapta

DITA përshëndetje! Astrit Patozi, një tjeter zë në shkretëtirë?! A do ta dëgjojë dot njeri? Dhe a i vuri tamam pikat mbi i z.Patozi? Unë mendoj se jo. Ai tha diçka shumë të vlefshme për PD-në dhe që ka vlerë te ulët për demokracinë në Shqipëri, sepse ai nuk tha dot që Berisha nuk ka vetëm gabime (ato falen) por ka faje (dhe fajet dënohen) vetëm atëhere zëri i Patozit do të bënte jehonë në honin e zbrazët të shpellës së PD-së dhe të politikës shqiptare. Ajo shpellë ka brenda një fosil. Dhe për sa kohe këtij fosili i jepet vlerë e shtuar, DEMOKRACIA në Shqipëri është e RREZIKUAR. NJË GJË ËSHTË E SIGURTË. Tregohet se edhe Krishti u kryqëzua. Këtë duhet ta ketë mirë parasysh ai i gjati që fitoi me meritë votat e “sovranit të Saliut”. Faleminderit! Medi Mara. Gramsh.

 

Letër e nënshkruar: Medi Mara, Gramsh

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *