“Ajo vrau një gangster shqiptar”, dënohet polici britanik, tentoi të fusë në burg ish-të dashurën

redaktor

Abubakar Masum, 24 vjeç, akuzoi pa fakte, Mia Pitman, 23 vjeç, për një sërë krimesh në informacione anonime pasi ajo e ndau atë.

Studentja Pitman u arrestua nga policia ndërsa ishte në punën e saj me kohë të pjesshme ndërsa oficerët bastisën banesën e saj.

Gjykata e Cardiff Crown dëgjoi se Masum ishte ‘i fiksuar’ pas zonjës Pitman, e cila i dha fund lidhjes së tyre pasi mësoi se ai kishte ngacmuar një grua tjetër.

Pasi u nda me të, Masum filloi të bënte pretendime ‘të rreme, të pavërteta dhe dashakeqe’ kundër saj dhe burrave të tjerë në thirrje anonime.

Pitman, një studente e kriminalistikës që donte të hynte në forcat e policisë, u akuzua se kishte qëlluar për vdekje një gangster shqiptar, duke fshehur një armë në kopshtin e saj.

Por pas hetimeve, policia zbuloi se gjithçka ishte një trillim i policit të fiksuar pas saj.

 

o.p. / dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *