Pushka automatike AK-47, e njohur si Kallashnikov, arma më e përhapur në botë, ka pësuar ndryshim të madh që kur u prodhua për herë të parë nga shpikësi i saj Mikhail Kalashnikov në vitin 1947. Kallashnikov, ose AK-47, është një nga armët më të njohura në botë.
Arma është relativisht e lirë si edhe e lehtë për të prodhuar dhe për të ruajtur, duke kontribuar në popullaritetin e saj me forcat guerile dhe ushtritë kombëtare në Azi dhe Afrikë, Mendohet se më shumë se 100 milionë pushkë Kallashnikov janë shitur në mbarë botën.
Shpikësi i pushkës i saj është Mikhail Kallashnikov, i cili vdiq vitin e kaluar. Kompania ruse e cila prodhon Kallashnikovin thotë se ka shitur 140,000 armë në 2014-n dhe mendon të dyfishojë shifrën për vitin paraprak.
