AK ka mbledhur Këshillin Kombëtar për të finalizuar ngritjen e strukturave të saj në të gjitha qarqet e vendit. Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, kreu i AK, Kreshnik Spahiu, tha se kjo forcë e re do të sjellë një parim të ri në politikën shqiptare, atë të kufizimit të mandateve, për shkak të monopolit të krijuar në klasën politike.
“Ritvan Bode, Genc Pollo, Arben Imami dhe të gjithë ministrat kanë mandate të përsëritshme dhe nuk i lëshojnë karriget e pushtetit, duke e keqpërdorur elektoratin e tyre në çdo zgjedhje. Ata u kërkojnë votën dhe kanë krijuar një oligarki që është e pathyeshme”, tha Spahiu.
“Ne duhet t;i fillojmë standardet demokratike nga vetja. Aleanca Kuqezi duhet të krijojë modelin për kufizimin e mandateve. Ky është kufizimi që do të bëjmë në mbledhjen e kongresit në qershor”, thotë AK, e cila thekson se të gjithë ata që do të bashkëpunojnë me të duhet ta pranojnë një praktikë të tillë.