AK:Janullatosi të shpallë shenjtor At Stath Melanin, i vrarë nga andartët grekë

anazapta

Në vigjilje të Krishtlindjeve, Aleanca Kuq e Zi është ndalur sot në Përmet, ku ka inauguruar  përkujtimoren me portretin e At Stath Melanit.

Gjatë ceremonisë së inaugurimit, kreu i AK, Kreshnik Spahiu, tha se At Stath Melani është dëshmor i autoqefalisë shqiptare dhe meriton të nderohet dhe lartësohet si figurë që ka kontribuar për këtë autoqefali. AK i ka kërkuar kreyepeshkopit Janullatos shpalljen shenjtor të At Stath Melanit.

“At Stath Melani u vra barbarisht nga andartët grekë duke sakrifikuar jetën e tij për kishën shqiptare. Ai duhet të vendoset në panteonin e shenjtorëve të autoqefalisë shqiptare”, tha Spahiu.

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Ore a mund te me thote ndonjeri nqs Kreshnik Spahiu kandidon per parlamentin shqiptar apo per kishen ortodokse? Se keto ditet e fundit me shume po merret me Janullatosin sesa me Berishen? Si mendoni, e paguajne me shume per t’u marre me te parin?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *