AK ndërkombëtarëve: Ndalni kasapin e votës

anazapta

Aleanca Kuqezi reagon në lidhje me përpjekjen e maxhorancës aktuale për të zëvendësuar anëtarin e LSI-së në KQZ. Në një deklaratë për mediat, AK kërkon nga institucionet ndërkombëtare që të ndalojnë kasapin e votës që tenton të rifusë vendin në krizë.

“Këmbana e alarmit për mungesën e zgjedhjeve të lira dhe demokratike ka rënë prej kohësh, ndërsa tani gjithçka është kthyer në realitet dhe kasapi i votës së lirë është hedhur me të katërta duart në planin për grabitjen e votave për të mbajtur me çdo kusht pushtetin e kalbur. Vendi rrezikon tashmë jo vetëm respektimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, por shtetasi Sali Berisha po tenton të rikthejë sistemin diktatorial ku opozita është fiktive dhe jo reale në përpjekjen e saj për të ndaluar shkatërrimin e proceseve demokratike dhe të lira të zgjedhjeve. Aleanca Kuqezi si e vetmja forcë opozitare që ka qëndruar e palëkundur në pozitën e saj kundër çdo akti tradhtie të shtetasit Berisha, i bën thirrje mbarë institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë proceset zgjedhore para, gjatë dhe pas ditës së votimit të mbajnë qëndrim jo vetëm përmes deklaratave, por të dënojnë me forcë dhe të parandalojnë kasapin e votës ta rifusë vendin në krizë”, tha në emër të AK, anëtari i saj, Rezar Balla.

Share This Article
7 Comments
  • Beju pjese e opozites te kryesuar nga Edi Rama dhe Saliu ska shance te fitoje, ne te kundert me jep edhe mua te drejten se je nje kolone e peste ne duart e kriminel Sali Berishes, qe kerkon te trafikosh votat e marra nga elektorati i majte.

  • Te shtohet dhe nje anetar ne KQZ per Nikun e AK-se,se ky nuk eshte kasap.I takon pasi eshte ne opozite.
    Opozita duhet te kete shumicen ne KQZ.

    • O Bora kisha nje pyetje. Cfare numri do te kete qelia e sales pas 23 qershorit? Dua adresen e sakte sepse dua ta takoj.

  • me vjen keq per kete te Ak-se se nuk po ja ve veshin askush madje as ai i majti …. te shohim se sa vota mund te merrni ju se po ju duket vetja se do beni ndonje gje!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *