Aleanca Kuqezi kundërshton ndryshimin e toponimeve nga shqiptare në sllave. Gjatë një takimi elektoral sot në Pogradec, kreu i kësaj partie, Kreshnik Spahiu, e cilësoi ndryshimin e emrit të komunës nga Liqenas në Pustec si një pazar berishian. Sipas Spahiut, ndryshimi i emrit të komunës është bërë për qëllime elektorale. Ai përsëriti ftesën drejtuar partive politike për strategji kombëtare për arritjen e një ‘pakti për bashkim kombëtar dhe arrestimin e Berishës’
Pas ndryshimit të emrit të komunës nga Liqenas në Pustec, Këshilli Komunal nuk ka humbur kohë, por ndryshoi edhe emrat e 8 fshatrave të saj. Ndryshimi i emrit të komunës Liqenas u votua pak javë më parë nga mazhoranca dhe opozita me konsensus të plotë.
e vetmja parti qe mendon dhe shpreh interesat kombetare. Te tjerat per fat te keq per pushtettin shesin gjithcka, per ta kombi dhe kombesia eshte gje pa vlere mjafton qe te rrijne ose te vijne ne pushtet. Une e kam bere zgjedhjen time me 23 qershor shpresoj qe edhe shqiptaret e tjere patriote te kene po te njejten preference.