AK ka përkujtuar sot Besëlidhjen e Lezhës, përmes një tubimi-proteste. Kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu, tha se lidhja e Lezhës la pas mësime të mëdha për popullin shqiptar. Ai ftoi qytetarët e Lezhës që më 7 prill të marshojnë drejt Tiranës “për të çliruar vendin nga shtetasi dhe zyrtari më i korruptuar, i cili është izoluar në bunkerin e tij në kryeqytet dhe izoloi Shqipërinë dhe shqiptarët”.
“Koha për çlirimin e Lezhës, Tiranës dhe gjithë Shqipërisë po afron. Ejani në marshimin gandist drejt Tiranës për të rrethuar kalanë e fundit e cila mbahet pushtuar. Koha për çlirimin e kombit po afron. Ne premtojmë këtu në Lezhë një “Besëlidhje” të re kundër ‘besëprerit’, cili na copëtoi dhe mbolli mes shqiptarëve ndasitë më të egra. Ne ju ofrojmë një “7 prill pa Berishën”. Të gjithë të do mblidhemi atje në pranverë si populli më liridashës për të nisur rrugëtimin tonë për çlirim. Aleanca Kuq e Zi ka në Lezhë vendin e ndritur të Kombit, që mban emrin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, deklaroi Spahiu.
beseprerit,-thote nik xheli.Ja paska prere besen nik xhelit;ja ky eshte artikulimi i nahijes pa bese e pa nder e pa atdhedashuri.
Ik pirdhu nik xheli,ti qe punove dy dekada per krethemelesin dhe krethemeljen e Shqiperise e tash dy vjet na kujtohesh per bese.Pale ,po guxon te instrumentalizosh edhe Beselidhjen e Gjergj Kastriotit.Per mua,ti nik xheli me pasuesit e tu jeni lodra me kurdisje.Natyrisht qe qycet e kurdisjes i ka ne dore dr.dhjeramani.Doni ta shpetoni duke e nxjerre me lezet nga pesha e krimeve dhe ndeshkimi qe e pret???????Natyrisht ata qe te ndjekin nga pas ty nik-xheli jane te dypunesusr,nuk po marrin fryme te shkretet; sa pas teje e sa pas brekedhjerit te historise.