Aleanca Kuq e zi protestoi para Ministrisë së Jashtme. Aktivitet e saj tentuan të mbyllin derën kryesore me zinxhir për të mos lejuar hyrjen e Ministrit Ditmir Bushati.
Ata vendosën një parrullë “Shqipëria mbi partitë”, duke kundërshtuar deklaratat e Ministrit Bushati se partia është njësoj si Shqipëria.
Policia ndërhyri duke ndaluar 14 protestues, të cilët u shoqëruan në komisariatin numër 1.
