AK ka denoncuar sot modelin e ri të targave të automjeteve në të cilat janë ndryshuar simbolet kombëtare.
Në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë, aktivistë të Aleancës deklaruan se me porosi të kryeministrit Berisha, targat e reja të automjeteve nuk mbajnë më ngjyrat e flamurit kombëtar, por ato të partisë shtet dhe pse jo të flamurit grek.
“Modeli i ri i targave të automjeteve të qytetarëve shqiptarë nuk mbajnë më ngjyrat e flamurit kombëtar, por ato të partisë shtet dhe pse jo të flamurit grek. Aleanca Kuqezi dënon fort dhe ashpër ndryshimin e targave të automjeteve të qytetarëve shqiptarë pa një studim të caktuar madje më një nxitim të tepruar për të kopjuar modele të shteteve të tjera duke mos ruajtur origjinalitetin e simboleve kombëtare’, tha Kristi Andoni, sekretar për Transportin dhe Infrastrukturën.
Aleanca Kuq e zi deklaron se ndryshimi i përmbajtjes së simboleve kombëtare është i përcaktuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe është i dënueshëm nga Kodi Penal.