Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, teksa mbante një konferencë për shtyp në Prishtinë, deklaroi se forca që ai përfaqëson do nisë nga puna për nënshkrimin e peticionit që do bashkojë dy shtetet shqiptare, Shqipërinë dhe Kosovën.
“Më 28 Nëntor nis peticioni për referendum për bashkimin e dy shteteve shqiptare. Peticioni do nënshkruhet në çdo qytet dhe fshat shqiptar”, tha ai.
Kreu i AK-së deklaroi se përfaqësuesit e saj më 28 Nëntor do jenë në pikën kufitare të Morinës, ku do kërkojë heqjen e pikave kufitare dhe doganore mes vendeve tona.
“I bëj thirrje sot nga Prishtina çdo shqiptari për t’u bashkuar më 28 Nëntor në kufi”, tha ai.
“Qeveria Berisha dhe Thaçi nuk realizuan bashkimin. Procedura të monitorohet nga ndërkombëtaret”, shtoi më tej Spahiu.