Akademia e Shkencave sot voton: Vetëm Gjinushi kandidon për kryetar

Edona Llukacaj

Këtë të premte pritet që 44 akademikë t’i drejtohen kutisë së votimit për të zgjedhur kryesinë dhe këshillin ekzekutiv të Akademisë së Shkencave.

Bëhet me dije se proçesi i votimit do të jetë i fshehtë, ndërkohë që ata akademike të cilët nuk do të mund të jenë prezent mund të votojnë nëpërmjet postës.

Gjithashtu, mendohet se proçesin zgjedhor do ta udhëheqi akademiku më i vjetër, në shenjë respekti.

I vetmi kandidat për pozicionin e kryetarit të Akademisë së Shkencave, është Skënder Gjinushi. Reagimet në lidhje me këtë kandidaturë nuk kanë munguar. Në fakt, akademiku Artan Fuga i cilësoi këto zgjedhje të paligjshme pikërisht për këtë arsye.

Fuga tha: “Këto zgjedhje janë të paligjshme, pasi nuk janë në përputhje me ligjin dhe me statutin e akademisë. Pra kjo mase që është marrë me urgjence është një përpjekje për të uzurpuar akademinë, është në përpjekje për të marre pushtetin ne akademi dhe nuk ka lidhje fare me reformimin e saj, është një anti reformë dhe unë mendoj se këto zgjedhje do ta fusin akademinë në një krizë edhe më të madhe”.

Si kandidatura e vetme për postin e kryetarit të Akademisë së Shkencave, akademiku Gjinushi u shpreh se këtë herë është duke u votuar për një alternativë të mbështetur nga politika.

“Pavarësisht që kjo po ndodh edhe në politikë, por sidomos në institucione të ngushta, këtë radhe po votohet për alternativë. Pra nuk është pa kandidaturë, nuk është pa garë, ka një vit e ca që bëhet garë mes një alternativë ligjore, të mbështetur nga komuniteti, të mbështetur nga asambleja, të mbështetur nga Europa dhe një alternativë e cila synon de fakto politizimin e akademisë së shkencave”, tha Skënder Gjinushi.

Edhe për tre pozicionet e tjera që përbëjnë kryesinë e Akademisë së Shkencave, ashtu si në rastin e kryetarit, ka vetëm nga një kandidaturë në garë.

e.ll./dita

Share This Article
9 Comments
  • gjendja shte normale dhe demokratike
    sa kohe arsyeja eshte mungesa e vullnentit per kandidim, jo impostimi i vullnetit te dikujt, konteksti i demokracise mbetet i ruajtur.

    Ne shqiperine e sotme burimet njerezore te pershtatshme per pune te mencura i asfiksoi koha e krimeve e hajduterise dhe veshture ti gjesh.

  • Akademik, Profesor Doktor. Skender Gjinushi i jep nder Akademise se Shkencave te Shqiperise. Une i uroj postin shkencor dhe 70 vjetorin e lindjes!

  • 70 vjete edhe halla pretendime per me perfasuar shkencen ne Shqiperi,prandaj kuptohet pse jemi te fundit per cdo gje pos budallallekut!!
    Do me i sherbye popullit tend, beje nje fundocion apo nje ojq edhe puno po lere vendin per njerezet e ri aty ku duhet…

  • Kjo eshte qeveria qe duam.Hallall Rames qe nuk ka asnje kundershtar ne votime.Edhe po te duan nuk i reegjistron sepse i duam te gjitha per vete.Kjo eshte demokracia e vertete prandaj Europa duhet te na pranoje pa kushte.

  • Profesor Skender Gjinushi e meriton postin e kryetarit te Akademise, por do te ishte mire qe ne te tre postet ku votohet te jene se paku nga dy kandidate.

  • Urime zotit SKENDER GJINUSHI njeriu me i shkolluar dhe me staturen me te mir per figuren e kryetarit te akademis se shkencave , me ne fund mbas 30 vjetesh zgjidhet dikush pas merites , rrespekte dhe i uroj suksese ne detyr zotit GJINUSHI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *