Po Akademia e Shkencave në Tiranë do reagojë për Nobelin në Letërsi?

Edona Llukacaj

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës është shprehur thellësisht e zhgënjyer me faktin se çmimi Nobel për Letërsi për vitin 2019 iu dha shkrimtarit austriak, Peter Handke.

Handke njihet si një shkrimtar kontraversial, kryesisht për shkak të mbështetjes së tij për politikat e ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviç.

Si rrjedhojë, vetëm pak orë pas ndarjes së çmimit presitigjioz, mediat e Kosovës raportojnë se Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës ka kërkuar që të anulohet ky vendim i Akademisë suedeze, si “akt mirëkuptimi e solidariteti me të gjithë popujt e botës që luftojnë për liri dhe vlera demokratike”.

Në reagimin zyrtar të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, mes të tjerash, shkruhet:

“Peter Handke nuk ishte në anën e drejtë të historisë së popujve të Ballkanit dhe as të Kosovës; nuk ishte në anën e ndritshme të ideve, por gjeti strehë në anën e errët të ngjarjeve tragjike të Ballkanit”.

Të enjten, Akademia suedeze e Shkencave vlerësoi me çmimin Nobel për Letërsi autoren polake, Olga Tokarczuk, për vitin 2018 dhe autorin austriak, Peter Handke për këtë vit.

Akademia e Shkencave në Shqipëri nuk ka ende asnjë reagim.

Me sa duket është e zënë me “trendin europian” të organizimit të Konferencës që ngre lart shembullin e atyre që kanë “luftuar” rëndshëm pa armë dhe pa simbole partizane.

e.ll./dita

Share This Article
12 Comments
  • Bejani kete pyetje atij ish ministrit te Ramiz Alise ne 1990 Prof. Dr. Gjinos qe duan ta bejne Kryetar Akademie ne 2019.

  • Eshte nje e veretete tjeter se te gjithe keta “akademike” qe reagojne sot kane qene krah Handkes se Millosheviqit dhe Akademia Shqiptare e Shkencave ne Tirane nuk duhet rreshtuar ne krahun e tyre “shqiptar” sepse jane po keta “akademike” qe per interesa te tyre meskine “akademike” po e coptojne Shqiperine dhe jane mish i eger dhe gjak i huaj ne trupin kombetar te Shqiperise e te shqiptareve…

    DRENICA E KUQE

    • E ke fjalën për do farë akademikësh të Prishtinës besoj që kurr njiher nuk bën një reagim politik a shkencor (shkenca e tyre) ndaj gjenocodit serb kundër shqiptarëve kur akademik kroatoslloven e dënononin politiken serve e sot mundohen me la mut me shurrë

  • Institucioni qe ka per kryetar Prof. Gjinushin quhet
    “Akademia e Shkencave Natyrore te Shqiperise”; nese nuk e ka marre emrin legal akoma do ta marre.

    Ne Shqiperi ekziston edhe “Akademia e Studimeve Albanologjike” e cila ka nje sektor per Letersine. Ajo
    e ka per detyre pasi akademiket e saj paguhen mire.

  • Ou pse paskemi akademi te shkencave ne?
    Qe kur keshtu, se une di qe kjo eshte zevendesuar me akademine e ballkoneve me prof. doc. Gjuzin ne krye.
    Ca ta bejme ne nje akademi shkencash, ce duam! Po u desh i fusim edhe nje akademi te bytheve dhe jemi ne rregull; hyme ne europe brenda vitit.

  • Më duket argumentim i cekët. Nuk mund ta diskualifikosh dikë duke thënë se “nuk ishte në krahun e drejtë”. Peter Handke ishte në krahun e fashizmit, racizmit dhe genocidit, ndërkaq sipas ligjeve të disa shteteve evropiane, ata që mohojnë holokaustin dhe genocidin fashist antiçifut, dënohen me burg. Pra çështja e ekstremizmit fashist në Gjermani e në Zvicër është e sankcionuar me ligj. Kësaj i duhet shtuar edhe argumentimi se nuk ndahet dot vepra nga autori me gjithë britmën e Roland Barthesit “Vdiq autori!”. Sepse po të kishte vdekur, ai s’do mund të pritej solemnisht në një sallë të Stokholmit…

  • Akademia eshte tashme 30-vjet ,
    ne Siglen Toka e Xanun
    si gjithcka ,cdo institucion e Shqiperi ,nen influencen
    e Lirise marrezise te Perandorise Injorances ,
    ku cdo Vlere Qytetare u kthye me koke poshte .
    ———–
    Per cfar Akademie derdellitet aty ?!
    Ate te boleve xhongluese nga te marret Politikan ?
    Cfar ironie ,
    cfar trishtimi per njo shoqeri prag varrit

  • Shqiptaret duan te ndryshojne boten dhe rregullat e saj! Merruni me punet tuaja e hallet e njerzeve, ç’u duhet juve se ke dekoron Stokholmi apo pekini. Me duket shume absurde dhe mendjeshkurtesi qe e ka bazen ne te kaluaren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *