Akademia Maqedonase: Nënë Tereza nuk është shqiptare

Elton Tafaruci

Akademia e Shkencave në Maqedoni pretendon se Nënë Tereza nuk është shqiptare.

Presidenti i kësaj akademie, Taki Fiti, dikur ministër i Financave, thotë se i ka ardhur në majë të hundës nga propaganda politike e Tiranës zyrtare, e cila pretendon se Agnes Bojaxhi është një shqiptare etnike.

Në një fjalim në Akademinë e Maqedonisë, Taki Fiti thotë se Nënë Tereza ka lindur në Shkup dhe nuk është shqiptare, duke shtuar se babai i saj, Nikolla Bojaxhi është një vlleh maqedonas dhe nëna e saj, e lindur në Shkup, ka prejardhje të përzier, maqedonase dhe shqiptare.

Sipas tij, interesant është fakti se të afërmit e mbetur të Nënë Terezës, përfshi edhe stërnipin e saj që ka një dyqan bizhuterish në Shkup, nuk flasin shqip.

Agjencia maqedonase MINA shkruan se kjo nuk do e ndalë Tiranën në pretendimet ndaj Nënë Terezës.

“Sikur të mos mjaftonte se Nënë Tereza vjen nga një etni mikse, ajo vetë nuk e pa veten sikur i përkiste dikujt specifikisht, por të gjithëve”, shkruan agjencia.

Vetë Taki Fiti thotë se këto pretendime të Shqipërisë i merr si personale pasi ai është vetë një vlleh etnik maqedonas.

Share This Article
3 Comments
  • Prandaj nuk ja kemi degjuar emerin kurre te shkretit ‘baba’ NIKOLLA–PURRO ÇOBAN si dinastija Blushi,Ngjela,Lubonja,Pollo,Nano e 3 çereku i parlamentit qe skane te bejne me ‘GEN’ shqipetari por VLLEH te ardhur dhe duhen kujtuar vetem per SHEN MITER!

  • nene tereza ka deklaruar vete se eshte shqiptare me origjine qe vet akademiku pranon se nena eshte shqiptare.te gjithe njerezit pa perjsashtim e kane origjinen nga jug afrika.mos diskutoni kot per ato gjera qe njerezzit vet i kane pelqyer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *