Akademia “Nobel”, akuza për korrupsion dhe ngacmime seksuale

Dita

Akademia suedeze e “Nobelit” duket se është zënë ngushtë nga nevoja për reformë, pasi është akuzuar për korrupsion, shpërdorim pushteti dhe ngacmime seksuale.

Anëtarja e Akademisë, Katarina Frostenson, dha dorëheqjen duke iu dorëzuar presioneve që nisën pas vendimeve të saj për t’i dhënë subvencione Shoqatës Kulturore të të shoqit, Jean-Claude Arnault, i cili akuzohet për ngacmime seksuale.

Dorëheqjen e paraqiti edhe vetë kryetarja e Akademisë Nobel, Sara Danius.

Por, duket se ky nuk është problemi i vetëm me këtë institucion.

Me njëmbëdhjetë anëtarë që kanë mbetur, akademia e përbërë nga shkrimtarë, studiues të letërsisë e të gjuhësisë dhe historianë nuk është më në gjendje të marrë vendime.

Sipas statutit, në përzgjedhjen e anëtarëve të rinj duhet marrin pjesë të paktën dymbëdhjetë anëtarë.

Mendohet se për të zgjidhur ngërçin, vetë Mbreti Carl Gustav XVI, mbrojtës i trashëguar i institucionit, po përgatitet për të ndërhyrë mbi statutin, për ta ndryshuar atë.

18 anëtarët e Akademisë zgjidhen për gjithë jetën e tyre, dhe në dokumentin bazë të saj nuk parashikohen masa për raste të largimit vullnetar.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *