Akademiku më jetëgjatë Luan Omari, merr Çmimin e Karrierës

Bora Basholli

Akademia e Shkencave ka ndarë çmimet vjetore shkencore 2018. Akademiku më i madh në moshë, Luan Omari është vlerësuar me çmimin e karrierës, ndërsa Jani Vangjeli, Belisa Muka Giuseppe Lepore dhe një grup autorësh janë vlerësuar me çmimet Radovicka, Çabej dhe kërkuesi i ri më i suksesshëm.

Luan Omari, akademiku më jetëgjatë në Shqipëri mori këtë vit çmimin e karrierës. Akademia e Shkencave nderoi me këtë çmim, profesorin  e nderuar i cili është edhe një nga themeluesit e këtij institucioni në vitin 1972. Për Omarin, ky çmim është një nder, shkruan Oranews.

Për aq sa mundem do mundohem, ato forca që më kanë mbetur ti kushtoj për të mirën e akademisë tonë”.

Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi u shpreh se Luan Omari është një krenari për çdo brez.

Është një nga baballarët e Akademisë së Shkencave dhe nuk është akademia që vlerëson profesorin, por është profesori që vlerëson akademinë duke pranuar këtë çmim”.

Akademia e Shkencave në çmimet vjetore për vitin 2018 vlerësoi  botimin “Atlas i Florës së Shqipërisë” nga akademiku Jani Vangjeli me çmimin Radovicka.

Çmimi Çabej iu akordua një grupi autorësh, me veprën “Historia e Shqiptarëve gjatë Shekullit të XX. Ndërsa çmimi “Kërkuesi i ri më i suksesshëm i shkoi profesorëve të associuar Belisa Muka dhe Giuseppe Lepore, me veprën e tyre në zbulimet e bëra në fshatin Finiq për shekullin e 2 dhe të tretë para erës sonë.

Çmimet e mëdha kombëtare vjetore zhvilluan edicionin e tyre të tretë duke nxitur kështu shkencëtarët të jenë konkurrues dhe inovativë në fushën e kërkimit shkencor.

 

b.b/dita

Share This Article
7 Comments
  • Prof. Luan Omari perfaqeson brezin e korifejve te shkences shqiptare, ndersa botimi “Historia e Shqiptarëve gjatë Shekullit të XX” eshte nje pacavure qe shume shpejt koha do ta hedhe ne koshin e plehrave.

  • Nderimi i Luan Omarit dhe te botimit Atlas i Flores Shqiptare,na ben te besojme se DICKA po shkon ne rrugen e duhur,kur nderohen profesionistet,punimet professionale,.dhe jo SHAMANET,GJITHOLLOGET,SHARLATANET,qe i jane ngjitur shkences se vertete si mut pas kepuce.
    Prof Luan Omari eshte jo vetem historia e Juris-prudences shqiptare,por eshte edhe vazhdimesia e Sojit,QYTETARIA GJIROKASTRITE
    E di qe Intelektuali nuk do ma aprovoje kete gjykim.
    Une jam mekuar me ADHURIMIN per Bahri Omarin.
    DUHET TE JESH DJALL,QE TE SHOHESH DJALLIN.
    Bahri Omari ishte nje engjell.

    • Botimi “Atlasi i Flores Shqiptare” eshte nje pacavure qe vetem kjo akademi e mbaruar mund te publikoje dhe promovoje. Ky atlas eshte nje pacavure jo shkencore dhe jo shqiptare???

  • Çmimi Çabej iu akordua një grupi autorësh, me veprën “Historia e Shqiptarëve gjatë Shekullit të XX:, e cila u shkrua, u redaktua, u botua dhe u laurua nga zogistet e Mbrapadajtit dhe Matit: Beqir Meta dhe Muharrem Dezhgiu.

    • O Skender !
      Ty u zgjodhe Kryetari i Akademise se Shkencave apo
      GUR VARRI i asaj akademie.
      Harram te qofte.
      Je dhe bir Gjenerali Ty.

  • Gerdalla e Enverit Seknder Gjinushi dhe djali i kriminelit gjeneral gjakatar i Enverit i dorezon cunit te madh te Kryeballistit dhe Kryefashistit, Bahri Omari cmimin e karrieres, qe do te ngrinte nga vorri Mithat Frasherin dhe do te kelthiste me gjithe fuqine e zerit:

    C’A KA BO VAKI O MILET? SE OSHT BO DETI KOS!

    Komunistat dekorojne ballistat, Ahmet Zogu perballe Avni Rustemit, Piramida Famekeqe e Enverit perballe Qendres Toptani,

    C’A KA BO VAKI O MILET BUDALLA?

  • Gerdalla e Enverit Skender Gjinushi dhe djali i kriminelit gjeneral gjakatar i Enverit i dorezon cunit te madh te Kryeballistit dhe Kryefashistit, Bahri Omari cmimin e karrieres, qe do te ngrinte nga vorri Mithat Frasherin dhe do te kelthiste me gjithe fuqine e zerit:

    C’A KA BO VAKI O MILET? SE OSHT BO DETI KOS!

    Komunistat dekorojne ballistat, Ahmet Zogu perballe Avni Rustemit, Piramida Famekeqe e Enverit perballe Qendres Toptani,

    C’A KA BO VAKI O MILET BUDALLA?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *