Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore iu ka bërë apel subjekteve minerare që të bëjnë deklarimet online të të dhënave të tyre, që përfshijnë prodhimin, cilësinë e mineraleve, shitjet etj.
Burime nga AKBN bëjnë të ditur se deklarimi çdo tre muaj i të dhënave nga subjektet tani është i detyrushëm, në bazë të urdhrit të Ministrit të Energjisë dhe Industrisë.
Burimet e mësipërme bëjnë të ditur gjithashtu se deklarimet online çdo 3 muaj dhe një herë në vit nga subjektet që operojnë në industrinë minerare janë të domosdoshme në kuadër të transparencës dhe luftës antikorrupsion.
Sipas te dhenave, ne te gjithe vendin operojne rreth 700 subjekte ne industrine minerare.
