AKBN: Koncesionarët e naftës shmangin taksat

Dita

Vetëm gjatë një viti kompanitë të cilat kanë kontrata me shtetin për të kërkuar naftë në Shqipëri kanë raportuar 500 milionë dollarë shpenzime fiktive të cilat Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore nuk ka pranuar t’ia njohe.

Drejtori i AKBN-së, Dael Dervishi thotë se ka përfunduar auditimi i 8 kompanive për vitin 2014-të dhe rezulton se këto shpenzime janë të fryra me qëllim që të shmangen taksat që duhet t’i paguhen buxhetit të shtetit.Dervishi sqaron se firmat që kanë marrëveshje hidrokarbure me shtetin shqiptar kanë shkelur rregullat dhe nuk i kanë bërë blerjet përmes tenderave të hapur. Ai thotë se AKBN do t’i drejtohet arbitrazhit ndërkombëtar, nëse koncesionarët nuk i pasqyrojnë këto para në bilancet financiare, raporton Vizion Plus.

Firmat që kanë marrëveshje hidrokarbure në vendin tonë, kanë më shumë se 10 vjet që nuk i japin asnjë lek buxhetit të shtetit në formën e tatimit mbi fitimin. Duke raportuar shpenzime marramendëse, bilanci përfundimtar i tyre rezulton sikur kompania del me humbje dhe nuk paguan asnjë qindarkë, përveç një pjesë të vogël që jepet për rentën minerare te pushteti vendor.

Share This Article
5 Comments
  • Gjejne shesh dhe bejne pershesh! Pse, budallenj jane ata, kur kane te bejne me njerez leshko, ose bandite?

  • DHE AKBN-JA ESHTE BASHKEPUNETORE NE KETE KRIM.

    AJO NUK BEN KONTROLLE SIPAS LIGJIT, POR MERR PAKON ME PARA PER TJA CUAR SHEFIT (KUPTOHET MBAN EDHE NDONJE GJE TE VOGEL PER VEHTE)

  • Kur ministrit Gjiknuri i duket “Gazi i embel” sigurisht qe keta kodoshe nuk do paguajne asnjehere taksa se si duket ja paguajne dikujt qe jane te pa shqetesuar.
    Gjiknur ! Rrofte Rilindja per ty e te tjere si puna jote, vetem mos e prishni me “Baba dovletin” se ai i vjel fiqt pa shkalle.

    • PO NORMALE QE ESHTE ASHTU, ATA NUK JANE “TE FORTE”, THJESHT SHFRYTEZOJNE RASTIN, DHE MBI TE GJITHA, SI TE GJITHE TAKSAPAGUESIT SHQIPETARE EDHE KETA.

      QEVERRISE I DUHET PROPOGANDE, PRANDAJ DALIN KETA “NEPUNES” DHE BEJNE GAM GAM.

  • He me se tallen,e dine shume mire qe askush nuk i pjerdh,Ata kane ardhur nr Shqiperi per te vjedhur dhe jo per te punuar,Gjiknuri nuk pi dot uje ne Marinxe se eshte squfur i gjalle,si gjithe te tjeret edhe Rlindasit e Hajduteve do rilindin nje vjedhje me te embel si te thuash nje top hallve me pare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *