Çdo abonent duhet që të bëjë regjistrimin individual të numrit celular deri në datën 6 mars ose në të kundërt do të bllokohet.
Ky vendim është marrë pas një kërkese të Ministrisë së Brendshme me anë të një letre ku i është kërkuar kreut të AKEP, Pirro Xhixho, që të mbyllë menjëherë numrat e tepërt të regjistruar në emrin e të njëjtit person.
Sipas Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ky fenomen i trashëguar prej kohësh është kthyer në një problem që po cenon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare, rendin publik e mbi të gjitha jetën e qytetarëve, pasi numra celular të paregjistruar janë përdorur në disa shpërthime me tritol të ndodhura në vend kohët e fundit.
Në këtë mënyrë, Agjencia e Komunikimeve Elektronike dhe Postare i ka kërkuar të katër kompanive celulare që operojnë në vend që duke filluar nga data 22 Shkurt 2014, të njoftojnë nëpërmjet një mesazhi SMS të unifikuar të gjithë ata pajtimtarë që rezultojnë nën një emër kur grupi i tyre kalon shifrën 20, paraqitjen pranë pikave të autorizuara për ri-regjistrimin e tyre individual. Kjo masë po ndërmerret në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme në kuadrin e masave për shmangien dhe eliminimin e problematikës së krijuar kohët e fundit në rendin publik nga përdorimi i aparateve celulare në shpërthimet e telekomanduara.
Për këtë qëllim i është kërkuar të katër operatorëve celularë që në rast të mos paraqitjes së pajtimtarit për ri-regjistrim, ai numër telefoni do të bllokohet deri në regjistrimin e tij. / ORA

Nje mase e drejte. Gjetke ne vendet e tjera nu k ndodh keshtu.
Mire e bejne, por efekt nuk ka. S’eshte vecse nje gimmick i M.Brendshme (kozmetike, kot fare)
—
Spanja beri dicka te tille (pas bombes ne Attocha, stacion treni ne Madrid/ 2004) per te siguruar publikun se dicka po bejme e jemi ne kontroll. Sot ne Spanje s’gjen dot telefon a karte te parregistruar; qofte te blesh nje ne aeroporte ne dalje dhe si shtetash i huaj.
Ne realitet te gjesh sot ne bote nje SIM card e telefon te paregjistruar, eshte dicka shume e lehte.