Kryetari i Këshillit Drejtues i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Ilir Zela, ka reaguar pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili tha se ky institucion është “Policia e Mendimit në duart e Ramës”.
Basha e bëri këtë deklaratë një ditë pasi AKEP-i publikoi një listë me portale, të cilave u linte 72 orë kohë që të regjistroheshin në QKB para se të ndërmerrte edhe masa ekstreme.
“Zoti Basha, ju sugjeroj te shikoni punën tuaj e cila uroj t’ju shkoje me mire, e jo te përqendroheni ne përçmimin e punës se te tjerëve. Përkundrazi. Deklarata juaj për AKEP është ne rastin me te mire e papjekur, ndërsa ne rastin me te keq gjejani vete emrin.
AKEP-i nuk synon te mbylle asnjë media online, sepse po ta kishte kete synim do te mjaftonte zbatimi i ligjit ekzistues, miratuar me votën tuaj, për te mbyllur një pjese te madhe te tyre.
Por jo, AKEP-i synon te ndihmoje formalizmin e te gjitha portaleve online dhe kërkesa per vendosjen e NIPT-t ne seksionin KONTAKT te faqes web, buron nga ligji jo nga ndonjë synim i erret i AKEP. Per ta lehtësuar ketë shpjegim, unë ju ftoj ju dhe këdo qe dëshiron, te klikoje një çfarëdo media online ne vendin fqinj, Itali. Aty do te gjeni NIPTIN identifikues, qe nuk është një damke censure po nje karte identiteti e veprimtarisë ekonomike. Dhe po zoti Basha, çdo media online (përjashto Blogjet individuale) është një entitet tregtar dhe jo një frëngji nga ku persona te paidentifikuar qëllojnë, pa treguar as burimet e financimit e madje duke ofruar edhe hapësira për reklama tregtare apo shitje te natyrave te tjera.
AKEP eshte pergjegjes ne punen e tij para Kuvendit te Shqipërisë dhe ballafaqohet me sfida te shumta ne veprimtarine e tij, per te cilat ka merituar dhe meriton mbështetjen e vazhdueshme te deputeteve te te gjitha kraheve, dhe cfare eshte me e rëndësishmja te publikut te gjere. Ndaj edhe ne ketë ceshtje ju ftoj te na mbeshtesni dhe jo te na pengoni. Sjell ne vëmendjen tuaj, se fundmi AKEP me perkrahje te plote publike i rishikoi rregullat e regjistrimit te domaineve me synimin e vetem mbrojtjen e perdoruesve te tyre nga abuzimet. Identifikimi i poseduesve te emrave te domaineve eshte nje pergjegjesi ligjore e AKEP.
Prandaj zoti Basha, shikoni punen tuaj dhe nese nuk e ndihmoni dot te pakten mos e sulmoni e shantazhoni AKEP-in. Sepse AKEP-i eshte nje institucion i ligjshmerise dhe shtetit te se drejtes, jo nje vegel qorre sic qorrazi e etiketoni ju”, shkruan Zela në reagimin e tij.
o.j/dita

Ne se nepermjet nje faqe interneti nuk kryhet aktivitet ekonomiko-financiar perse autori apo autoret e saj duhet te regjistrohen si bisnes?
Pershendetje Zela!Me pelqeu kjo pergjigje qe i kthen Bashes: por ai e meriton me te ashper , sepse ai nuk kupton nga sjellja e urte dhe qytetare , sepse e ka edukuar Sali Berisha dhe ai do te behet kopje e tij!