Aleanca Kundër Importit të Plehrave letër Nishanit: Mos e dekreto ligjin

Elton Tafaruci

 

Aleanca Kundër Importit të Plehrave i është drejtuar me një letër të hapur Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, duke i kërkuar “të mos dekretoni këto ndryshime dhe të verifikoni procedurat jo ligjore që janë ndjekur”.

 

LETRA:

Aleanca  Kundër  Importit te Plehrave

Letër e hapur : Drejtuar Presidentit te Republikës, Zotit Bujar Nishani.

 

I nderuar Zoti President,

Ne si përfaqësues të AKIP Shqipëri, ju shprehim shqetësimin tonë të madh në lidhje  me aprovimin më së fundmi të ndryshimeve në Ligjin Nr.10 463 date 22.09.2011 “ Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, ndryshime të cilat lejojnë Importimin e Mbetjeve nga vendet e huaja drejt Shqipërisë.

Ky ligj u procedua me procedura të përshpejtuara, në mungesë totale informacioni, transparence dhe pjesëmarrje të qytetarëve shqiptarë.

Përgjatë gjithë Progres Raporteve të viteve të fundit Bashkimi Europian i ka kushtuar vëmendje të veçantë problemeve të rënda në fushën e mjedisit në Shqipëri. Pikërisht në përgjigje të këtyre Raporteve dhe aspiratave që ushqen shteti shqiptar për anëtarësimin në BE janë hartuar Relacione (Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Integrimit) ku garantohet se aplikimi i :

Konventës së Aarhusit

Ligjit Për të drejtën e Informimit

Ligjit Për Njoftimin dhe Konsultimin publik.

Ligjit Për mbrojtjen e mjedisit

Ligjit Për vlerësimin e ndikimit në mjedis

Etj

I kanë garantuar qytetarët shqiptarë zbatimin e tre shtyllave që janë detyrim ligjor në fushën e mjedisit, këto tre shtylla janë :

  1. Aksesi në informacionin mjedisor
  2. Akses në vendim-marrjen mjedisore
  3. Akses në drejtësi për çështje mjedisore.

Të gjitha këto akte dhe procedura ligjore janë shkelur në mënyrë flagrante përgjatë procedurave të kalimit të ndryshimeve në Ligjin Nr.10 463 date 22.09.2011 “ Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

Për këtë arsye, Ju drejtohemi Ju, si simbol i mbrojtjes së interesave kombëtare dhe konform kompetencave Kushtetuese që Ju ushtroni, të mos dekretoni këto ndryshime dhe të verifikoni procedurat jo ligjore që janë ndjekur.

Me besim dhe shpresë në Vendimmarrjen Tuaj qytetare,

 

Me respekt, për AKIP Shqipëri

 Kozara Kati

Andi Tepelena

Brizida Gjikondi

Lavdosh Ferruni

Gjergji Erebara

Aldo Merkoci

Elsa Ballauri

Elian Tanini

Arlind Kote

Besjan Pesha

Ervin Goci 

Do vlerësonim edhe një konsultim dhe bashkëbisedim publik me Ju.

Share This Article
5 Comments
  • largoni ata Besian Peshen se ja u ul fare peshen e seriozitetit te forumit qe keni krijuar. ai eshte thjesht nje ordiner qe ka mbbetur pa parti politike dhe kerkon te hakmerret ndaj LSI dhe PS

    • Plotësisht dakort me ty
      Besiani duhet larguar
      ose t’a bashkojnë me mbetjet
      që janë për t’u ricikluar !

      Çdo fjalë për të është e tepërt
      unë s’kam kohë për të harxhuar
      përforcoj mendimin tënd
      Besiani duhet larguar. 

  • Mund ti honeps gjithe keta protestuesit profesionista qe e shtyjne jeten duke protestuar, marre para, protestuar prape dhe arritur asgje. Po ate Peshen, ate vemjen qe eshte kerdisur me para sa edhe LSI-ne e la pa mend, cfare e keni aty? Ky monstra iu bashkua dhe protestes se taksave te Lalit per hapesirat e lokaleve dhe arriti marreveshje pro Lalit, kur vete s’kishte lokal! Kepushat nuk i merr njeri seriozisht, se edhe qeveria e di c’placka jane

  • Le vijne plerat. Ska asgje te keqe. Na sjellin zhvillim. Vetem me nje kusht te derdhen ne permut ne qytetin e psikopatit bythlepires mane ose ne fshatin e mero bazez vasqarr.
    Asnjeri nuk ndjehet per plerat. Cudi. Ku do jene???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *