AKIP: Të ndalet importi i plehrave, në të kundërt procedojmë me referendumin

anazapta

Aleanca Kundër Importit të Plehrave bën apel për ndalimin e lejeve për import plehrash nga ana  e qeverisë në detyrë. “Kemi informacion se janë dhënë mbi 10 leje (të cilat i kemi evidentuar) për importin e mbetjeve metalike dhe plastike. Këto kanë ndodhur dhe kohët e fundit. Dy fabrika riciklimi janë në Vorë dhe Gjokaj dhe kemi frikën se mund të ndodhë në vazhdimësi. Kjo do të ishte e papranueshme dhe mendojmë se shkalla e abuzimit mund të jetë më e madhe në këtë periudhë sesa më përpara”, tha në emër të AKIP, ambientalisti Lavdosh Ferruni.

“I bëjmë thirrje qeverisë së re që seancat e para parlamentare t’i shfrytëzojë për të hequr nenet që lejojnë importin e mbetjeve. Në këtë mënyrë kjo shumicë do të mbajë premtimin elektoral. Besojmë se shumica e re politike do i japë fund importit të mbetjeve duke i përmbushur pritshmëritë e qytetarëve. Nëse qeveria e re nuk i përmbush, ne do të vazhdojmë referendumin, i cili është miratuar nga Gjykata Kushtetuese dhe Presidenti Nishani ka caktuar datën”, tha Blendi Kajsiu.

Ambientalistët kërkuan qeveria të mbajë premtimin e dhënë, në të kundërt do të nisë puna për organizmin e referendumit, një hap që do të kishte kosto për vendin, për më tepër një muaj pas zgjedhjeve parlamentare. “Qeveria të mbajë premtimin në mënyrë që të shmangë referendumin, i cili do të ishte kosto. Jemi të sigurt se importi i plehrave nuk do të ndodhë në Shqipëri”, tha Ferruni.

 

Share This Article
2 Comments
  • Jam totalisht kunder importit te çdo lloj mbetjeje por njekohesisht jam pro eksportit te tyre dhe propozoj qe mbetja e pare qe duhet eksportuar te jete saliu. Lutem votoni pro ketij propozimi qe ka te beje me eksportin shume te leverdisshem te plehrave antikombetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *