Armët kimike, programi i protestave përfshin edhe Ambasadën Amerikane

redaktor

Organizatat e shoqërisë civile që realizuan një protestë tri ditë më parë kanë planifikuar edhe një program protestash. Sot në orën 11 në në sallën “Black Box” Instituti i Arteve, organizohet debati pyetje-përgjigje për dëmet që sjell procesi i Ardhjes së Armëve Kimike nga Siria.

Në 9 Nëntor ora 12.00-13.00 do zhvillohet një protestë e tipit Gandi, para Piramidës me fytyrë nga Kryeministria. Në 11 Nëntor, ora 8.00 -16.00 një tjetër protestë e tipit Gandi, para Piramidës me fytyrë nga Kryeministria. Në 13 nëntor ora 14.00, do zhvillohet një marshim. (vend-takimi është sheshi “Skënderbej”, përballë Bashkisë, vazhdim në trotuarin e Hotel “Dajtit”, qëndrim dhe kërkesë para Kryeministrisë , qëndrim dhe kërkesë para Kuvendit, qëndrim dhe kërkesë para Presidentit, mbyllje te Sheshi Nënë Tereza).

Në 14 nëntor ora 13.00 është parashikuar një miting në Fier, për t’u thënë jo armëve kimike. Në 18 nëntor, ora 11.00, një tjetër marshim kombëtar, në 21 nëntor ora 12.00 konferencë në Sallën e Muzeut Kombëtar me temë: “Armët Kimike, vlerë apo dëm në Shqipëri” dhe në 29 Nëntor ora 12.00, është parashikuar një marshim dhe qëndrim para Ambasadës Amerikane dhe selisë së BE-së në Tiranë.

 

Marrëveshja mes organizatave protestuese:  Paragjykimet me njëri-tjetrin shumëzohen me 0

Organizatat e shoqërisë civile që realizuan një protestë tri ditë më parë, kanë bërë një marrëveshje fjale. Nuk do përdoren emra shoqatash, organizatash, rrjetesh për qëllim inicimi, udhëheqje, etj., me përjashtim të rasteve, ku në një dokument zyrtar duhet të vihet përfaqësia përkatëse.

“Mund të jemi të organizuar për të kryer një gjest, një protestë apo edhe një kërkesë në forma individuale, veç e veç, bashkësi grupesh, bashkësi aleancash deri të gjithë tok pa asnjë lloj dallimi. Paragjykimet dhe gjykimet me njëri-tjetrin të shkuara apo të kaluara shumëzohen me 0 ose lihen në sirtar. Muaji i ballafaqimit me institucionet e larta të vendit në të gjitha format demokratike, gjest, protestë, kërkesë, Konferencë, adresim në Gjykatë Kushtetuse do jetë kryesisht muaji Nëntor…” – thuhet në një njoftim të brendshëm organizativ të tyre.

 

Share This Article
2 Comments
  • Si mund te quhet nje qeveri qe helmon popullin e vet? Shqiperia eshte shteti me i varfer i Europes,tek ne akoma ikin dritat,iken interneti(shkeputen) ne akome nuk sigurojme ujin e pishem. Ne kete vend cdo gje qe mund te kthehet ne leke grabitet. Ne kete vend mbizoterojne analfabetet funksionale. Shqiperia ka nje siperfaqe teper te kufizuar. Edhe armet kimike kemi manget? Per popullin de te ishte me mire nje cope buke thate,pa gjelle, sa te vdesim si qen.
    Qeveritare,i therrisni mendjes. Te pakten mos i merrni jeten ketij populli qe ju vuri ne krye.

  • shqiptaret e urrejne aq shume Berishen sa MJAFTON qe kete ceshtje ta mbroje ndonje sahanlepires i tij apo te dali ne proteste edhe dhendrri i tij, qe tu duket sikur me mire eshte te vijne helmet se te mbrojne dicka qe mbron dhe Berisha. Eshte mallkimi i ketij vendi ai njeri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *