Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ka kallëzuar në prokurorinë e rrethit Vlorë, 32 persona me akuzën e “falsifikimit të dokumenteve” në bashkëpunim dhe “të pastrimit të produkteve të veprës penale”.
Mësohet se AKKP ka ngritur një grup pune, i cili ka vepruar në bazë të rekomandimeve të Task Forcës; për verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrën e tjetërsimit të pronave të paluajtshme shtetërore. Siç bëhet e ditur në njoftimin për mediat, ky grup pune, i ngritur për të kontrolluar zonën e bregdetit shqiptar ka marrë në shqyrtim deri tani një numër të konsiderueshëm të rasteve të përcjella nga Task Forca.
AKKP ka vlerësuar se 32 personat e kallëzuar kanë shfrytëzuar përmes paraqitjes së dokumenteve të falsifikuara edhe sjelljet jo ligjore të institucioneve shtetërore, duke përfituar mbi pronën shtetërore dhe duke i sjellë një dëm të konsiderueshëm shtetit shqiptar.

Prape se prape, demi me kuriz te pronareve eshte 1000 here me i madh se demi ne kurriz te shtetit.
AKKP po sillet si organ i diktatures se proletariatit
Ne Vlore eshte bere masaker me pronat private dhe shteterore.Mendoj se ne kete masaker duhet te jene me teper se 32 kriminele me petk shteteror.Fakti qe ka nisur ky kontroll,per mua si taksapaguese korrekte me ligjin,do te thote se nuk duhet te ndalet derisa cdokush te pergjigjet per zullumet e veta.
Per falsififikimin e dokumentacionit te pronave dhe pronareve duhet te aplikohen ndeshkime te pameshirshme,,,,,deri ne konfiskime totale te pasurive te fajtoreve.
Mbetem ne pritje te publikimit te emrave te te denoncuarve,,,,Shqiperia eshte shume e vogel dhe duhet t’i njohim zullumqaret.
le te shkojne edhe andej nga liqeni ne Pogradec.se dhe andej drejtirat e aluiznit i shisnin tokat buze liqenit sikur i kishin te babajt.Por edhe ky aksion si pun e kazinove do te perfundoje sorra sorres nuk ja nxjerr syte
le te shkojne edhe andej nga liqeni ne Pogradec.se dhe andej drejtorat e aluiznit i shisnin tokat buze liqenit sikur i kishin te babajt.Por edhe ky aksion si pun e kazinove do te perfundoje sorra sorres nuk ja nxjerr syte