Pse habiteni me ato që bën me Zogun, kryeministri i Republikës?? Ky është Kryeministri i 21 janarit, i Gërdecit, i 320 milionë eurove të rrugës, i manipulimeve, i batakçinjve, kujton se është viti ‘96 përsëri. Është shumë e vështirë ta ulësh nga kali, mbasi ai do të kryejë çdo gjë që është e mundur që të qëndrojë. Këtë e dinim të gjithë, por votën nuk e ruajtëm dot. Na ka zënë taksirati me këtë njeri. Harruat vitin 1997, sa njerëz u groposën dhe ky njeri nuk e lëshonte kolltukun. Sa ka qenë në pushtet shumë njerëz janë zhdukur dhe ende nuk gjenden ku janë eshtrat. Ky duhet të largohet njëherë e më parë dhe populli duhet të ngrihet t’i tregojë rrugën.
SMS në DITA në 0689073730