Akrepat 60 minuta pas, e diela e fundit e tetorit starton orën dimërore. Diferenca kohore midis SHBA-së dhe Evropës ndryshon katër herë në vit

redaktor

 

Kjo e dielë e fundit e tetorit ka sjellë dhe ndryshimin e akrepave të orës me 60 minuta pas për t’u futur në orën dimërore.

Ndryshimi i orët ka ndodhur mesnatën e së shtunës ku akrepat e orës nga ora 03:00 kanë kaluar në 02:00.

Ndryshimi i orës është bërë automatikisht tek telefonat inteligjentë dhe orët elektronike, ndërsa orët mekanike duhet të kthehen manualisht një orë pas.

Ky orar do të na shoqërojë deri të dielën e fundit të marsit 2022.

Parlamenti Evropian dëshiron t’i japë fund ndryshimit të orës, po kështu edhe shtetet anëtare të BE-së, por ende nuk ka një vendim të pranuar nga të gjithë.

Këtë vit, ora ditore në pjesën më të madhe të Evropës zbatohet nga data 28 mars deri më 31 tetor.

Amerikanët i kthyen orët përpara më 14 mars dhe do të kthehen në kohën e rregullt më 7 nëntor. Në këtë mënyrë, diferenca kohore midis SHBA-së dhe Evropës ndryshon katër herë në vit.

i.b. / dita

 

Share This Article
2 Comments
  • Koha e matur tani nga një orë e saktë në Shqipëri quhet “koha zonale” në hapsirën e meridianeve 7,5 gradë dhe 22,5 gradë, që është një orë përpara me kohën mesatare djellore që mat një orë e saktë e vendosur në meridianin 0 gradë të Grinuiçit.

    Ka “kohë yjore” që ndryshon nga një meridian në tjetrin , ka “kohë djellore” që mvaret nga meridiani, ka kohë “mesatare diellore” që edhe kjo ndryshon nga një meridian në tjetrin dhe të gjitha këto varen nga dinamika e rrotullimi të Tokës rreth boshtit ndaj yjeve ose Diellit dhe të gjitha këto nuk kanë vlerë praktike për nejrzit e zakonshëm, vetëm llogariten në përcaktimin e vëndndodhjes së anijeve me metoda astronomike dhe

    u fut koha zonale që po matin orët tona tani dhe

    ajo që matet në verë quhet “kohë legale” ose e vendosur me ligj me korigjimin me +1 orë ndaj kohës zonale të tanishme kur shteti ka interes të mos përdor kohën e zonës orare ku ndodhet por kohën zonale të korigjuar.

    Të gjitha këto shpjegoheshin shumë mirë në tekstin e mrekullueshëm të Astronomisë detare të përkthyer e nga rusishtja dhe përpunuar me një shtjellim matematik. astronomik, gjeografik në harmoni me njera tjetrën nga pedagogu i nderuar shkollës së oficerave të FLD, Petrit Hysi dhe

    me dhimbje për mua që të mbyllej një institucion i till i një vëndi bregdetar si Shqipëria ku pedagogë si Mihallaq Milkani, Petrit Hysi, Ethem Mahmuti, Astrit Isaraj e të tjerë, ishin shkencërisht vërtet të pregatitur dhe s’ më harrohet i nderuari Mihallaq Milkani që mbushte katër herë drrasën e zezë me formula për të shtjelluar parimin e busllës xhiroskopike ku me matematikën e ekuacioneve diferencialë dhe integrimit, tregonte se si mëndja e njeriut të mënçur ndikimin e rrotullimit të Tokës në disqet rrotullues të xhirosferës mundësonte përcaktimin e kursit të anijes në det, duke bër të mundur orientimin edhe të nëndetseve zhytor në ujë ku nuk mund të përdorej më busulla magnetike.

    Jemi një vënd detar dhe pasardhës të fenikasve të lashtë që quanin lundrimin “nautika” thjesht “në ujt ika” dhe anijen “Argonautika”, thjesht shqip “Arka që në ujt ikën” që koha nuk i ka shlyer si terma edhe sot pamvarsisht se gabimisht quhen terma të latinëve dhe grekëve të lashtë, kur etimologjia e tyre është kaq çuditërisht shqipe e pastër dhe

    është jo normale dhe injorancë dhe të mos të shikosh të ardhmen që të mos ringjallet Shkolla e mrekullueshme e oficerave të FLD së Vlorës ku pregatiteshin edhe oficera të flotës tregëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *