Ministria e Transporteve bëri të ditur situatën më të fundit në akset rrugore të vendit pas reshjeve të shumta që ranë gjatë 24 orëve të fundit.
Akset më problematike janë: Vlorë-Fushë Dukat, Ersekë-Korçë, Këlcyrë-Ballaban. Aksi Banjë -Drizë është bllokuar për faktin e rënies së dherave në rrugë, dhe është bërë devijimi nga Kaciveli.
Ministria sqaron se po pastrohet rënia e gurëve të vegjël në segmentin Gramsh-Kodovjat. Në segmentin Pajovë – Elbasan ka pasur rënie gurësh dhe bllokim të një korsie ku është ndërhyrë në orën 04:00 të mëngjesit dhe tani është funksionale.
Sipas Ministrisë së Transporteve, në segmentin e Durrësit ka pasur ujë në disa pjesë të autostradës, por që është ndërhyrë nga firma kontraktuese dhe është normalizuar qarkullimi.
“ARRSH në bashkëpunim me drejtoritë rajonale dhe emergjencat civile ndjek në terren situatën dhe është e angazhuar, për të ndërhyrë në çdo emergjencë. Ka gatishmëri në të gjitha akset”, thuhet në deklaratë. /Dita/

Fondet jane pervetesuae si per ndertimet dhe mirembajten ky eshte korupsion dhe te paftetet
Akset rrugore te bllokuara nga ndertimi i tyre hyrja-byrja,shpejt e shpejt,dhe nga grabitja e fondeve qe ju akordoheshin.
Pune dreqi, po azilantet siriane me cfare do i presim mer yahooo.
shum bukur ne fakt