FOTO: Një peticion Ramës për aksin Kardhiq-Delvinë, oksigjeni i munguar për turizmin e jugut

Alqi Kociko

Investimet publike në rrugë janë tkurrur ndjeshëm në buxhetin e ri, ndërkohë që qeveria thotë se një pjesë e madhe e fondeve në këtë sektor do të shkojnë për mirëmbajtje dhe rikualifikim të akseve ekzistuese dhe më pak për ndërtim rrugësh të reja. Por një aks që ka filluar prej kohësh dhe ka mbetur në mes, i cili do shkurtonte shumë kilometra dhe do t’i jepte një frymëmarrje të madhe turizmit në jug, është rruga nacionale Kardhiq-Delvinë.

Kjo rrugë do ta shmangte Gjirokastrën dhe qafën e Muzinës për të gjithë ata që udhëtojnë drejt Sarandës e Delvinës, duke bërë distanca Tiranë-Sarandë të përshkohej normalisht për 3-3.5 orë në kushtet e sotme të rrugëve.

Pikërisht këtë i ka kujtuar kryeministrit Rama një letër e hapur, peticion i banorëve të krahinës së Kardhiqit të Gjirokastrës, si dhe të disa fshatrave të Rëzomës të Delvinës, përfaqësuar nga Manxhar Basho, kreu i shoqatër atdhetare-kulturore Të Fushëbardhës.kardhiq

Duke u vonuar ndërtimi i plotë i saj, edhe pjesa e ndërtuar ka pasoja, pasi është dëmtuar apo po dëmtohet nga agjentët atmosferikë, thotë peticioni. Aksi në fjalë është vendosur për t’u ndërtuar qysh në vitin 2003, duke u përfshirë edhe në planin urbanistik kombëtar të Qeverisë “Nano”.

Qeveria “Berisha”, në vitin 2005, nisi punimet në këtë segment, por u shfrytëzua më shumë për fushatë elektorale, se sa për qëllimin për të cilin kishte filluar. Në atë kohë, inagurimi i fillimit të punimeve u bë tri herë.

Disa detaje teknike dhe domethënëse të peticionit:

Rruga e re, në krahasim me ekzistuesen, që kalon nga Qafa e Muzinës, shkurton 50 km. Rruga Kardhiq-Delvinë ka një gjatësi prej 28 km, nga këto, në pjesën e zonës së Kardhiqit, janë ndërtuar 6 km, kurse në zonën e Delvinës, janë ndërtuar 15 km. Pra, është e nevojshme të ndërtohet distanca ende e pafilluar, bashkë edhe me një tunel rreth 1 km.

muzina

Kjo rrugë do mundësojë lidhjen e pesë qyteteve të jugut: Sarandë- Delvinë – Gjirokastër – Tepelenë – Përmet, si dhe do ndikojë në qarkullim në nyjen kombëtare me Çamërinë dhe me Greqinë.

Kjo autostradë, duke qenë një nyje nevralgjike për jugun e Shqipërisë me arteriet kryesore kombëtare, do të bëjë të mundur, jo vetëm lidhjen me gjithë Shqipërinë, por në të njëjtën kohë edhe me Kosovën, Maqedoninë e Malin e Zi dhe dhënien e një dimensioni të ri turistik, njëherësh tregtar e ekonomik krejt zonës së Jugut. / DITA

Share This Article
8 Comments
  • Sali qeni e kishe filluar dhe do ta kish te mbaruar me kohe po populli militant I jugut votoi mashtruesin e 300.000 vendeve te punes dhe investimeve.

    Hapni syte o qorra mos I shikoni tjetrit gunen po punen!

  • Edhte rruge e kote, edhe tani jane shuume mire te lidhura me rrugen e re…se duan keta kardhiqaret lidhje me para te tona…permeti ka gjithesej 7000 banore dhe rruga deri atje nuk eshte e keqe…
    Jane lidhjet e te gjitha fshatrave te jugut per ibret..ne vend te harxhohen lehe per akse pa buke, te permiresohen rruget egzistuese…

    • Do ishte me e udhes ta kishe Bill Wrong pasi je nje idiot noterik dhe ske haberin e perfitimeve kolosale qe ka ndertimi i kesaj rruge.

  • O POPULL! QEVERIA KA HALLE TE MEDHA DHE JU KERKONI RRUGE ! PO SI MUND TE BEHET RRUGA JUAJ PARA JAGUARDVE TE QEVERIS??? APO MOBILIMIT TE ZYRAVE TE TYRE ??? ZYRTARET TANE JANE FUKARENJ ATA RROGEN E KANE 1500 EURO NE MUAJ ( KUR NJE PUNTOR 130 EURO NE MUAJ) PRA DUHET TE MENDOJME QE ATA TE KENE RROGE 2500 EURO DHE MUNDSISHT NGA NJE HELIKOPTER NE DISPOZICJON KY ESHTE PROBLEMI E JO RRUGA

  • Ore ju nuk jeni ne vete. Po 60 milione dollare duhen vetem per mobilim dhe makina per qeverine.

  • Nuk eshte vetem ky segment fytyra e Berishizmit, por dhe te tjere akse shume te rendesishme, (Tirane – Elbasan, Qukes – Qafe Plloce, Rinas – Rrogozhine, por mbi te gjitha, rruga e kombit, qe jane ende te paperfunduara). A mbajne pergjegjesi keta mashtrues, apo kujtojne se popullit i ka humbur kujtesa?

  • Kjo rruge duhet bere sa me pare per arsyet qe i shpjegojne autoritete vendore. Turp per Genc Rulin, ish deputetin e Gjirokastres dhe ministrin e Saliut qe e la pergjysem. Pergjysem do ta mbajne mend edhe ata qe e votuan. Forca Rilindja coje rrugen deri ne Sarande po qe se do rezultate te shpejta ne turizem. Hiqe qafe, qafen e Muzines!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *