Më shumë se 100 pasagjerë kanë vdekur pas rrëzimit të një avioni “Boeing 737”, i cili shpërtheu në flakë pranë Aeroportit ndërkombëtar “Jose Marti” në Havana të Kubës.
Nga aksidenti ajror kanë mbijetuar vetëm 3 persona, të cilët janë në gjendje kritike për jetën të shtruar në spital, sipas raportimeve të mediavë kubane.
Avioni u rrëzua vetëm pak pasi ishte ngritur në fluturim, duke u përplasur në një zonë fushore pranë pistës së aeroportit. Ai kishte 104 pasagjerë dhe 9 pjesëtarë të huaj ekuipazhi.
“Fatkeqësisht jemi përpara një aksident ajror. Lajmet nuk janë premtuese, pasi duket se ka një numër tejet të lartë viktimash”, citohet të ketë thënë Diaz-Canel, presidenti i zgjedhur pak ditë më parë në Kubë.
Avioni ishte marrë me qira nga kompania shtetërore “Cubana de Aviacion”, nga një kompani meksikane “Damojh”.
Televizioni shtetëror njoftoi ndërkohë se fluturimi ishte i brendshëm, nga kryeqyteti Havana drejt qytetit të Holguinit, në lindje të ishullit. Pamjet tmerruese nga vendngjarja janë shpërndarë në mediet sociale, e prej andej edhe në mediet ndërkombëtare.
Ekipe emergjencash, zjarrfikës dhe ambulanca shkuan në vendngjarje. Radioja “Havana Cuba” njoftoi përmes “Twitter”-it se avioni ishte rrëzuar në një autostradë mes Boyerosit dhe Havanës, shumë pranë aeroportit.
o.j/dita
