Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, rreth orës 21:00, në rrugën “Ali Demi” në Tiranë.
Automjeti që drejtohej nga G.S, ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e përplasjes, këmbësori i pa identifikuar është dërguar urgjentisht në spital për ndihmë mjekësore.
Policia bën me dije se drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Një grup hetimor ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.
- e.ll./dita
