Aksident automobilistik, 4 të plagosur

Edona Llukacaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

Bëhet fjlaë për një aksident automobilistik: dy automjete janë përplasur midis tyre dhe për pasojë, njëri ka dalë nga rruga. Katër persona kanë mbetur të plagosur në këtë ngjarje.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *