Dy drejtues automjetesh janë aksidentuar në Elbasan pasditen e sotme.
Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “ rrethrrotullimi i luleve” në autostradën Elbasan – Metalurgji kur dy automjetet me targa CA 3212 TC dhe AA 201 DA, janë përplasur me njëra-tjetrën.
Të plagosurit e aksidentit janë Kujtim Kaprri 53 vjeç si edhe 14 vjeçari Klaus Bishqemi, i cili drejtonte mjetin pa leje drejtimi, ndërsa ia kishte marrë babait të tij pa leje.
Paraprakisht mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia si dhe humbja e kontrollit të mjetit që drejtohej nga adoleshenti.
