Një aksident fatal ka ndodhur rreth orës 17:00 në afërsi të Prezës.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti i drejtuar nga shtetasi me inicialet A.L ka përplasur një këmbësor të paidentifikuar ende, rreth 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Shoferi është shoqëruar në polici.
Informacion paraprak nga Policia:
Rreth orës 16:56 në fashtin Prezë, Vorë automjeti me drejtues shtetasin A. L ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç.
Si pasojë e demtimeve të marra këmbësori ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit shtetasi A. L është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e trupit të pajetë.
l.h/ dita
