Aksident i dyfishtë në Lezhë/ Një i plagosur

Edona Llukacaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë – Fushë Krujë gjatë orëve të drekës të hënën. Një betoniere është përplasur me një automjet tip Benz, ndërsa ky i fundit është përplasur më pas në një furgon.

Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit tip Benz.

Gjithashtu rruga është bllokuar për shkak të këtij aksidenti.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *