Aksident i frikshëm në Formula 2, humb jetën piloti 22-vjeçar

J L

Një aksident i frikshëm është regjistruar në kampionatin Botëror të Formula 2. Viktimë e kësaj ngjarjeje të rëndë ka mbetur piloti 22-vjeçar Anthoine Hubert.

Aksidenti ndodhi gjatë Çmimit të Madh të Belgjikë, ku francezi u përplas më makinën e amerikanit Juan Manuel Correas, teksa ishte me shpejtësi 273 km/h.

FIA në një komunikatë zyrtare bëri të ditur se Hubert menjëherë pas aksidentit u dërgua në spital dhe ndërroi jetë në orën 18:30 me orën lokale, ndërsa Correas u transportua në një spital të Liege dhe është në gjendje të qëndrushme.

Gara u ndërpre menjëherë pas aksidentit, për t’u anuluar pak minuta më vonë.

Hubert, që garonte me skuadrën BWT Arden renditej në vendin e 8-të në klasifikimin e përgjithshëm të kampionatit dhe këtë sezon kishte regjistruar 2 fitore në Monaco dhe në Francë.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *