Aksident i rëndë automobilistik, shoferi pret dorën

Leda Hysa

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur gjatë natës në Prrenjas, ku 3 persona kanë mbetur të plagosur rëndë pasi makina me të cilën udhëtonin ka dal nga rruga.

Sipas të dhënave paraprake, makina e tyre tip “Toyota Yaris” ngjyrë blu e errët ka rrëshqitur duke marrë kthesën si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën po udhëtonte.

Dëshmitarë nga vendngjarja deklarojnë se në makinë udhëtonin 3 persona, prindërit dhe një djalë rreth të 30-ave.

Drejtues i automjetit ishte djali i familjes, i cili preu dorën në aksident.

Sipas informacioneve paraprake, ata kanë mbetur të plagosur rëndë, por gjendja e tyre shëndetësore nuk është konfirmuar ende nga burime zyrtare.

Ambulanca mbërriti në vendngjarje për t’i transportuar të plagosurit për në spital.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *