Aksident i rëndë, makina përfundon në trafikndarëse

Dita

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Dy makina janë përplasur dhe njëra prej tyre ka përfunduar mbi trafik-ndarësen e autostradës. Nuk dihet nëse shoferi ka humbur kontrollin, apo ka qenë shpejt, por nga ky aksident është krijuar një radhë e gjatë automjetesh në këtë aks rrugorë.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga ky aksident, ku makina ka përfunduar mbi bordurën që ndan dy korsitë e autostradës.

Menjëherë ka mbërritur policia dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të këtij aksidenti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *