Në fshatin Përparim, në aksin rrugor Elbasan- Peqin, shtetasi E.S., 43 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, ka përplasur këmbësoren shtetasen Xh.B., 64 vjeçe, banuese në Librazhd.
Sakaq, si pasojë e këtij aksidenti të rëndë, ka ndërruar jetë 64-vjecarja.
Mësohet se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
h.b/dita
