Aksident i rëndë, makina përplas një 23-vjeçar në Mamurras. I riu ndërron jetë rrugës për në spitalin e Traumës

Arta Taja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mamurras mbrëmjen e sotme. Një 23-vjeçar me inicialet R.P., ka ndërruar jetë pasi ciklomotori me të cilin ai udhëtonte është përplasur me një makinë tip Nissan, drejtues i të cilit ishte shtetasi me inicialet E.Q.

Ngjarja ka ndodhur në aksin e vjetër Mamurras-Fushë Krujë në afërsi të një karburanti në Mamurras. Mësohet se i riu është nisur për në spitalin e Traumës, por nuk ka mundur t’i shpëtojë dot plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Drejtuesi i makinës është shoqëruar në komisariatin e Kurbinit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

a.t / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *