Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje drejtuesin e motoçikletës në Korçë

Edlira Shehu

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Korçë-Kapshticë ku ka humbur jetë një person.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Cangonj, ku makina ka përplasur një motoçiklete dhe drejtuesi i kësaj të fundit ka gjetur vdekjen.

Viktima ende nuk është identifikuar.

 

Njoftimi i Policisë:

 

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 24.08.2021, rreth orës 18:30, jemi njoftuar se në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, shtetasi A. K., 30 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar drejtuesin e një motoçiklete (ende i paidentifikuar) i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Me drejtuesin e mjetit, shtetasin A. K., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

e.sh/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *