Aksident i rëndë në autostradë, vdes një grua, plagoset një i mitur

Gazeta Dita

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Levan- Tepelenë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen një grua dhe është plagosur një i mitur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cakran, ku shtetasi Th.Sh, 54 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar mjetin tip “Skoda” me targë ZKY 1790, ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme nëna e tij, shtetasja A.Sh, 88 vjeçe dhe ka pësuar dëmtime djali i tij i mitur 8 vjeç, i cili u dërgua me ambulancë në Spitalin Rajonal Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *